Ja se si

Pajisje që ju shpëtojnë nga problemet në udhëtime

Apr 7 2010
0 Shpërndarje
Pajisje që ju shpëtojnë nga problemet në udhëtime

Ende po planifikoni udhëtimin tuaj? Ndaloni te find.pcworld.com/63559 për pak ndihmë.

Jobo Giga Vu Extreme
I dizajnuar për të pasionuarit e fotografive, Jobo Giga Vu Extreme i kopjon fotografitë nga karta në disk, por bën edhe më shumë: Kombinimi i ekranit 3.7-inç LCD me hard disk (80GB deri 160GB) dhe me slotet e kartave, ofron dalje për TV, krijon paraqitje të menjëhershme me muzikë në sfond, paraqet video dhe audio skedarë në formate të ndryshme dhe ju lejon të lidhni pajisjet USB, si për shembull aparatet dixhitale, printerët dhe MP3 player-ët. Çmimi: 599$ deri 899$. find.pcworld.com/63560.

Nikon GP-1 GPS
Nëse keni aparat Nikon DSLR, kjo pajisje mund t’ju shmangë shumë probleme. (Nuk e mbani mend se ku keni bërë fotografinë me familjen tuaj, ku në prapavijë është një urë?) Kjo pajisje gjeo-shënuese prej 210$ shënon vendin se ku është bërë fotografia. Montojeni mirë në aparatin tuaj Nikon DSLR dhe ai do të mbajë mend koordinatat e sakta ku keni bërë secilën fotografi. find.pcworld.com/63561

Franklin, përkthyes gjuhësor për 12 gjuhë

Sigurisht, keni mësuar frëngjisht për katër vite në shkollën e mesme, por kurrë nuk keni mundur ta përdorni në ndonjë nga udhëtimet tuaja. Por çfarë nëse aksidentalisht thoni diçka të pakëndshme kur dëshironi të pyesni për tualetin më të afërt?
Do t’ju shpëtojë përkthyesi me madhësi xhepi TGA-490 për 12 gjuhë nga Franklin. Pajisja me vlerë 200$ përfshin organizuesin, kalkulatorin dhe konvertuesin metrik dhe për valuta. find.pcworld.com/63562

Pako energjike portative Kensington
Pak gjëra janë më të urryera sesa t’ju mbetet iPod-i pa bateri pas 20 minutash në ndonjë udhëtim tuajin të gjatë në aeroplan ose t’ju harxhohet bateria e telefonit tuaj në mes të një telefonate shumë me rëndësi. Shmangni momentet e tilla duke përdorur Kensington Portable Power Pack në çantën tuaj. Me çmim prej 60$, kjo pako energjike është mjaft e hollë dhe e përshtatshme dhe punon me çdo pajisje USB. find.pcworld.com/63564

Sony VPC-WH1 Kamerë HD e rezistueshme në ujë
Me këtë videokamerë mund të regjistroni aktivitetet tuaja nënujore, nga fëmijët që marrin orët e para të notit deri te koralet në ndonjë det. Ofrohet në tri ngjyra: e verdhë, e kaltër dhe e bardhë dhe mund ta përdorni në thellësi deri në 3 metra nën ujë. Për 335$ është një nga mënyrat më të mira për të dokumentuar pushimin tuaj të ardhshëm dhe nuk do të brengoseni se do të laget. find.pcworld.com/63565

Olympus Stylus Tough 800
Nëse jeni të frikësuar se do të dëmtoni kamerën tuaj në udhëtime, por dëshironi t’u vërtetoni shokëve tuaj në Facebook se keni udhëtuar gjithë Evropën me çantë në shpinë, do t’ju duhet të blini një model të qëndrueshëm. Ky model i rezistueshëm ndaj goditjeve, ujit, të ftohtit, me një çmim prej 400$, është një opsion i mirë. Mund të përballojë rënien nga 2 metra, të futet në thellësi 10 metra dhe të përdoret në temperatura arktike. find.pcworld.com/63566

Lajmet e fundit>