Harduer

Pajisjet e reja të Samsung Gear – Gear Sport, Gear Fit2 Pro, Gear Icon X – kombinohen më së miri me Jetën Inteligjente, Fitnesin dhe Shëndetin

Aug 31 2017
0 Shpërndarje
Pajisjet e reja Gear ndihmojnë me një sërë aktivitetesh që nga gjurmimi i fitnesit robust deri te monitorimi i ushqimit dhe gjumit Pajisjet e reja të Samsung Gear – Gear Sport, Gear Fit2 Pro, Gear Icon X – kombinohen më së miri me Jetën Inteligjente, Fitnesin dhe Shëndetin

Samsung Electronics Co., Ltd. prezantoi sot tre pajisje të reja për portofolin e saj lider në sektorin e pajisjeve Gear: Gear Sport, një smartwatch i lëmuar dhe i gjithanshëm i përshtatur për fitnes që është rezistent ndaj ujit; Gear Fit2 Pro, një rrip spotiv GPS i përmirësuar me karakteristika inteligjente; dhe Gear IconX, gjenerata e dytë e kufjeve innovative pa fije. Pajisjet e reja Gear të Samsung janë projektuar për t’i lejuar konsumatorët të shfrytëzojnë sa më shumë ditën e tyre dhe t’i ndihmojnë ata të jetojnë një jetë të shëndetshme dhe të balancuar.

Pajisjet e reja Gear ndihmojnë me një sërë aktivitetesh që nga gjurmimi i fitnesit robust deri te monitorimi i ushqimit dhe gjumit, si dhe instruktimi motivues si shoqërues i stilit të jetës. Duke prezantuar aftësi të reja inteligjente dhe karakteristika të lehta në përdorim, si dhe duke bashkëpunuar me emrat të shquar në teknologji dhe fitnes, Samsung po ndihmon konsumatorët të shkojnë përtej fitnesit dhe të arrijnë gjëra të mëdha.

“Në Samsung, ne festojmë atletin e përditshëm – nëse jeni duke shkuar për një ecje të lehtë, ose po trajnoheni për maratonën e ardhshme. Ne kemi një histori të gjatë të përkrahjes së zgjedhjes dhe inovacionit dhe pajisjet tona janë dizejnuar për të ndihmuar konsumatorët me nivele të ndryshme fitnesi, të përmbushin objektivat dhe aspiratat e tyre. Ne duam të ndihmojmë në heqjen e mitit që fitnesi mund të nënkuptojë vetëm një gjë dhe që gjurmuesit e fitnesit janë kompleks dhe vetëm për stërvitjet më intensive”, tha DJ Koh, President i Mobile Electronics Communications, Samsung Electronics. “Pajisjet tona të reja Samsung Gear ndihmojnë konsumatorët “të shkojnë përtej fitnesit’ dhe të gëzojnë një jetë aktive, të balancuar dhe të realizuar në një mënyrë të zgjuar dhe pa ndërprerje.”

Si pjesë e kësaj linje të përditësuar, Samsung krijoi aftësi të reja për Gear Sport dhe Gear Fit2 Pro:

  • Lider në Industri për Rezistencën ndaj Ujit dhe Gjurmim të Notit: Një shoqërues ideal për çdo notim – që nga xhirot e garave deri tek lojërat në pishinë – këto pajisje janë të certifikuara 5 ATM1 për rezistencën ndaj ujit. Tani me aplikacionet më të fundit Speedo të trajnimit të notit, Speedo On, Gear Sport dhe Gear Fit2 Pro ju lejojnë gjithashtu të ndiqni lehtësisht parametrat kryesore të notit, duke përfshirë numrin e xhirove, kohën e xhiros, llojin e notit dhe më shumë.
  • Monitorimi i pakonkurueshëm i rrahjeve të zemrës: Me saktësi të përmirësuar, pajisjet ofrojnë një monitorim të avancuar të ritmit të zemrës në kohë reale. Ato ju ndihmojnë të monitoroni vazhdimisht aktivitetin e zemrës, si kur jeni duke pushuar të qetë, ashtu edhe kur po bëni një stërvitje tonifikuese me biçikletë.
  • Partneritetet Premium: Aktiviteti i përditshëm mund të plotësohet me partneritetet e rinovuara Under Armor dhe Spotify. Të dyja pajisjet ofrojnë akses në aplikacionet e fitnesit të Under Armour, duke përfshirë Under Amour RecordTM, MyFitnessPal®, MapMyRun® dhe EndomondoTM2 për funksionet që bazohen tek aktivitetet, ushqimi dhe pjesëmarrja në komunitet. Opsioni Offline i Spotify ju lejon të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar online, offline ose edhe pa smartphonin tuaj, kështu që mund të shijoni meloditë tuaja të preferuara pavarësisht nga vendndodhja.
  • Zbulimi Automatic i Aktivitetit: Zbulimi automatik i aktivitetit i ndërtuar në pajisje në sintoni me trupin tuaj dhe mund të njohë këto kategori aktivitetesh: ecje, vrapim, çiklizëm ose kryerjen e aktiviteteve dinamike që mund të përfshijnë vallëzimin deri tek basketbolli.
  • Motivim i Personalizuar: Ju mund ta personalizoni planin tuaj të mirëqenies me objektiva dhe sinjalizime të përshtatura.

Gear Sport: Një smartwatch i ri i gjithanshëm për të mbështetur një mënyrë jetese aktive dhe të ekuilibruar

Gear Sport është elegant, por praktik me një kornizë rrethore minimaliste, ekran Super AMOLED 1.2 inç dhe ndërfaqe të përmirësuar të përdoruesit, duke e bërë më të lehtë për të parë informacionin madje edhe në lëvizje. Me Gear Sport, përdoruesit mund të punojnë për të arritur qëllimet e tyre të shëndetit dhe mirëqenies si dhe të marrin sinjalizime për menaxhimin e ushqimit dhe rekomandime për aktivitete edhe kur janë offline.

I dizenjuar për qëndrushmë të nivelit ushtarak, ajo mund të përballojë një gamë të gjerë mjedisesh3. Me formën e saj të bukur dhe ergonomike, që mund të vishet në një sërë shiritash standarde 20mm me varietet ngjyrash lehtësisht të ndryshueshme, është e përkryer për çdo rast, madje mund të kaloni pa problem nga palestra në një darkë me miqtë tuaj. Gear Sport do të jetë të disponueshme në ngjyrat blu dhe e zezë dhe gjithashtu përfshin funksionet kryesore të Gear:

  • Kontrollin e pajisjeve IoT Samsung nëpërmjet Samsung Connect
  • Vepron si një telekomandë, si për një prezantim në PowerPoint ose për kufjet Samsung Gear VR
  • Paguani për produktet që blini me një lëvizje të kyçit të dorës nëpërmjet Samsung Pay (vetëm NFC)

 

Gear Fit2 Pro: Një rrip fitnesi i avancuar me GPS
Përveç aftësive të reja të notit dhe të monitorimit të rrahjeve të zemrës, Gear Fit2 Pro i ri përmban gjurmit të avancuar me GPS të integruar për të regjistruar vrapin ose ecjen tuaj me gjurmim të saktë të aktivitetit. Ekrani super AMOLED i Gear Fit2 Pro me hark 1.5 inç dhe ekrani me prekje me rezolucion të lartë me ngjyra bëjnë më të lehtë leximin e përditësimeve dhe njoftime në kohë reale. Shiriti i ri, i sigurt, ergonomik është i lehtë në peshë dhe i rehatshëm për t’u përdorur në të gjitha aktivitetet. I disponueshëe në ngjyrë të zezë dhe të kuqe, dizajni i tij i gjithanshëm e bën atë gjithashtu një aksesor elegant.

Gear IconX: Kufje pa fije, të rehatshme pë tu vënë
Kufjet pa fije të IconX ju lejojnë të dëgjoni rehatshëm muzikën tuaj të preferuar, duke i bërë spostimet tuaja të përditshme më të këndshme ose duke ju ndihmuar që të bëni më shumë gjatë ushtrimeve tuaja. Muzika mund të shijohet online dhe offline, duke i transferuar këngët nga një smartphone Samsung5 ose PC, ose duke aksesuar këngët tuaja të preferuara nëpërmjet lidhjes me Bluetooth. Kufjet janë gjithashtu lidhja juaj më e re me Bixby6. Me një prekje të lehtë dhe duke mbajtur shtypur kufjet, ju mund ta përdorni zërin tuaj për të kontrolluar muzikën ose telefonin, pa e patur fare në dorë.

Dizajni i përditësuar vjen në ngjyrat e Zezë, Gri dhe Rozë dhe është edhe më ergonomik dhe i lehtë, në mënyrë që të jenë në mënyrë efektive më të sigurtë, të rehatshëm dhe me elegant për tu përdorur. Për entuziastët e fitnesit, Gear IconX gjurmon automatikisht rutinat tuaja të vrapimit dhe gjithashtu përmban finksionin e trajnuesit të pavarur që mund të aktivizohet thjesht duke shtypur kufjet për të siguruar përditësime statusit të ushtrimeve nëpërmjet audios në vesh7 – në kohë reale dhe pa telefonin tuaj. Me një bateri që karikohet shpejt dhe kohëzgjatje të përmirësuar të baterisë deri në pesë orë muzikë online ose shtatë orë për muzikë të regjistruar, si dhe me deri në 4GB hapësirë të brendshme, ju mund të shijoni një eksperiencë dëgjimi pa fije dhe plotësisht të pavarur.

Shikoni më afër pajisjet e reja Samsung Gear në trailerin zyrtar të disponueshëm në https://www.youtube.com/watch?v=onVzSjdVh3A. Për më shumë informacion mbi produktet, ju lutemi vizitoni www.samsung.com/al.

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>