Lajmet

Pajisjet e vitit

Apr 6 2009
0 Shpërndarje
Pajisjet e vitit

alt

Harroni teknologjinë e mërzitshme:
Ja disa nga produktet më innovative dhe interesante që kemi parë (apo presim t’i shohim) gjatë këtij viti

Mijëra pajisje të reja elektronike debutojnë çdo vit, por vetëm disa prej tyre janë vërtetë inovative dhe pak prej tyre kanë kapacitet të ndjekin mënyrën e punës apo jetës sonë.

Por kjo ndryshon me këtë grup prej 20 pajisjesh. Disa prej tyre janë në dispozicion tashmë, kurse të tjerat do të shfaqen aty nga fundi i vitit. Të gjitha ndryshojnë diçka në një mënyrë apo tjetër.

 

 

 

HP Mini 1000 Netbook

alt

Këtë vit të netbook, pak prej tyre do të jenë me aq stil sa Sony VAIO P ose HP Vivienne Mini 1000, (djathtas) me një pamje si të një çante  firmato dhe një çmim jo fort të keq.

Versioni bazë me ngjyrë të zezë punon me XP Home ose me ndërfaqen e HP, Mobile Internet (Mi) të ndërtuar mbi Ubuntu Linux, që fillon me një çmim 360$.

Të tre modelet bazë, me peshë 2.5 pound, kanë tastierë mjaft  të gjerë, ekran 9-inç dhe hapësirë deri në 16GB në solid-state drive ose 60GB në harddisk.

Një nga opsionet ju lejon të lidheni në rrjetin e shpejtë të internetit, 3G.

Në dispozicion: Tani; $360+

 

Telefoni HTC s743
altA është netbook shumë i madh për stilin tuaj të jetës? Provoni këtë telefon të mençur me Windows Mobile.

HTC s743 ka më shumë tipare brenda dimensioneve 4.6 me 1.7 inç, se sa shumica e laptopëve.

Në fakt, merrni çdo gjë nga dy herë. Për shembull, ka dy tastiera: në pjesën e përparme 12 taste për thirrje dhe tastierën rrëshqitëse QWERTY për shkrimin me dy duar.

Ka dy aparate: CCD me 3.2 megapixel për fotogra¬fi dhe një me rezolucion VGA për videotelefonata. Antenat Wi-Fi dhe 3G të s743 ofrojnë dy mundësi lidhjesh në internet.

 Në dispozicion: : Tremujorin e parë; $500 deri $600

 

Linksys nga Cisco Wireless Home Audio
altLinksys nga Cisco hyn në tregun e Wi-Fi hi-fi me Wireless Home Audio System, i cili lejon të shpërndani muzikë me kualitet të lartë në dy dhoma, për më pak se 1000$.

Përdor rrjetin 802.11n për të transferuar muzikën, qoftë duke përdorur Conductor (player i veçantë me port për CD dhe altoparlantë të integruar), Director (amplifikator 50-watt që lidh altoparlantët) ose Player (që transmeton muzikë digjitale në sistemet muzikore ekzistuese).

Controller (i paraqitur këtu) lejon të zgjidhni se ç’muzikë dëshironi të dëgjoni në secilën dhomë.

Në dispozicion: Tremujorin e parë; $1000+ (për Director, Player, Controller dhe dy altoparlantë)
 
Novatel Wireless MiFi
altPse të shkoni pas një hot-spoti kur mund ta mbani atë në xhep? Një kuti e hollë nga Novatel, me madhësinë e pakos së cigareve, MiFi lejon të ndërtoni  një rrjet Wi-Fi rreth një lidhje të shpejtë 3G.

Mund të shpërndani një lidhje interneti mobil mes disa përdoruesve apo pajisjeve, qoftë në shtëpi, hotel apo ndonjë vend të largët ku nuk ka wireless.

Mund të përdoret për rrjetin EvDO Rev A dhe HSPA (GSM) nga disa operatorë, por mundësitë nuk janë prezantuar akoma.
Në dispozicion: Nga mesi i vitit; $200+

Ipevo Kaleido R7
altMë shumë se cilido mbajtës fotografish, korniza digjitale për fotografi Ipevo, 7-inç shfaq fotot nga Flickr, blog dhe web faqe tjera, përmes burimeve RSS.

Instaloni softuerin EyeStage të Ipevo në iPhone ose Windows Smart Phone dhe mund t’i vendosni fotografitë menjëherë në kornizë. Butonat në pjesën e sipërme lejojnë të zgjidhni burimin e fotografi ve dhe t’i lançoni në shfletuesin e kompjuterit.

Rrotulloni ekranin 90 gradë për të parë fotografitë në pamjen portret ose peizazh. Përdorni një kabëll USB për të shtuar fotografi të në memorien e brendshme 512 MB, apo vendosni karta memorjeje të llojeve të ndryshme. Edhe i fikur duket mirë mbi raft.
Në dispozicion: Mars; $199

 

Microvision Show WX
altJeni lodhur duke parë video në ekrane të vogla?

Lidhni telefonin ose laptopin me projektorin me madhësi xhepi për të shfaqur foto, filma dhe materiale multimediale në mur, me gjerësi të imazhit nga 6 deri në 100 inç.

Ka dimensione 4.5 me 2 inç dhe me trashësi 0.5 inç. Show WX është një projektor i mirë biznesi, që mund të projektojë edhe fotografi me kualitet DVD në format të gjerë.

Udhëtarët e shpeshtë mund ta marrin këtë pajisje të vogël me vete ngado që shkojnë, pa pasur nevojë të lodhen me ndonjë projektor të madh klasik. Është ende prototip, por prodhimi i tij pritet të fillojë gjatë pranverës.
Në dispozicion: Gjysmën e dytë të vitit; 300 deri 500$

 

Teknologjia për përcaktimin e vendndodhjes PocketFinder
altGjeni bagazhin, kafshët shtëpiake apo njerëzit kudo në planet, me këtë pajisje GPS me madhësi biskote.

Vetëm vendosni një nga këto pajisje në qaforen e maces, në valixhe, apo në një varëse çelësash, futuni në Web ose telefononi një numër për të gjetur vendndodhjen e pajisjes, që thuhet se mund të gabojë maksimumi vetëm 10 metra.

PocketFinder mund t’ju tregojë sa shpejt po ecin me makinë fëmijët adoleshentë dhe t’ju dërgojë mesazh tekst nëse largohen nga hapësirat e përcaktuara (për shembull libraria e shkollës apo ndonjë qendër tregtare). Bateritë punojnë 7 ditë me një mbushje dhe sapo nisin të dobësohen do të merrni një mesazh tekst.
Në dispozicion: Mars; $129, plus $13 në muaj për shërbimin.

  SanDisk Sansa SlotRadio
altPse të paguani 99 cent për këngë kur mund të blini një player dhe 1000 këngë për 100$?

SlotRadio, me madhësi 1.5 inç pranon kartat me madhësi të vogla dhe kapacitet të madh. Modeli bazë shitet me një kartë që ka 1000 këngë të zgjedhura nga listat e Billboard, në gjashtë zhanre (alternative, kantri, urban) ose të grupuara sipas temave (“chillout” ose “workout”).

Një kartelë shtesë me 1000 këngë të tjera do të jetë në shitje gjatë fundit të vitit për 40$ copa. Qëllimi? Dikush tjetër zgjedh këngët, jo ju.

Por me këngëtarët si Keith Urban, The Killers dhe U2, me siguri se do të ketë këngë për secilin. Ekrani i ndjeshëm në prekje dhe butonat anësorë lejojnë të kaloni përmes zhanreve dhe të kaloni këngët që nuk ju pëlqejnë, apo të dëgjoni radio përmes opsionit të integruar FM.
Në dispozicion: Gjatë fillimit të vitit; $100

Silicon Mountain Allio High-Definition LCD TV
alt

Është si të kesh disa kuti të mëdha brenda një kutie. Silicon Mountain Allio kombinon një HDTV me ekran të madh me një Blu-Ray/DVD player, një DVR të integruar dhe një PC me Vista.

Modeli me 42 inç ka një procesor Intel Core 2 Duo E8400, 4GB memorie, hapësirë me terabyte, tastierë pa tela dhe Windows Vista Home Premium 64-bit, për rreth 2800$.

Një LCD 32 inç, me më pak specifika kushton 1699$. Ndarja e ekranit lejon të shikoni dy përmbajtje njëkohësisht, si nga disqet Blu-Ray apo DVD, me përmbajtjet nga interneti. Mund të shikoni një lojë futbolli dhe të shkoni në livescore.com për të parë rezultatet.
Në dispozicion: Tremujori i parë; $1699 deri $2799

 Gefen Wireless për HDMI Extender
altPër vite me radhë prodhuesit kanë premtuar (por kurrë nuk kanë ofruar) transmetim high-definition.

Tani, Gefen, ka këputur përfundimisht kabllot. HDMI Extender përdor teknologjinë ultrawideband (UWB) për të transmetuar video 1080p HD dhe audio 7.1, nga cilado pajisje HDMI, në një ekran high-def deri 10 metra larg, pa ndërhyrje, nga Wi-Fi, telefonat ajrorë apo sinjalet e tjera wireless.

Nuk ju duhet të vendosni kabllo prapa murit ose të vendosni, DVR, Blu-Ray, PlayStation 3 apo Xbox 360 në një tavolinë të vetme.

Nëse dëshironi të ndërroni pajisjet apo televizorin, nuk duhet të filloni gjithçka nga e para.
Në dispozicion: Tani; $999

Olympus Stylus Tough-8000
altAparati me 12 megapixel është shumë i përshtatshëm në dorë.

Me të mund të vazhdoni të fotografoni pa ndërprerje. Vazhdoni tutje: hidheni nga tavolina apo uljuni sipër po të doni. Modeli T-800 mund të rezistojë rëniet nga 2 metra dhe presion deri në 100 kg.

Ka rënë aksidentalisht në ujë? Nuk ka problem. Mbrojtësi prej gome i T-8000 nuk lejon futjen e ujit deri në 10 metra thellësi, ndërsa mbuloja rezistente ndaj ujit nuk lejon krijimin e pikave në lente.

Merreni kur shkoni për ski. T-8000 punon në temperatura deri në -10 C. Edhe nëse ju dridhen duart nga të ¬ftohtit, kjo nuk do të vihet re në fotografi, falë stabilizimit të dyfishtë të fotografisë.
Në dispozicion: Shkurt; $400

Innergie mCube90G
altJeni lodhur nga përdorimi i adoptuesve AC ndaras për secilin telefon, aparat dixhital, laptop apo çdo pajisje portative që keni? Edhe ne!

Kjo është arsyeja pse na tërheq Innergie mCube 90g, që premton të jetë mbushësi i përshtatshëm për të gjitha pajisjet. mCube konverton energjinë elektrike nga priza (65 deri 240 volt) në energji DC për pajisjet e ndryshme.

Gjithashtu përshtat energjinë DC, si për shembull në veturë apo në një aeroplan komercial. Dobësia?

Pajisjet duhet të përkrahin protokollin Greentalk. Si fillim, produktet që mund të përdoren janë disa HP TouchSmart PC, laptopiët NEC, telefonat ajrorë Panasonic, aparatet Ricoh, printerët Canon, iPod dhe iPhone.

Mund të ishin më shumë, por është një fillim i mirë.
Në dispozicion: Tremujori i dytë; nën $100

 

Pioneer AVIC F500BT
altNuk ka rëndësi destinacioni, por mënyra se si arrini atje.

Pajisja për navigim, e para nga Pioneer, ju lejon të arrini në destinacion, me stil, pa pasur nevojë të hiqni sistemin stereo të montuar në veturë nga fabrika.

Thjesht lidhni pajisjen në portin AUX të sistemit stereo. Modeli F500BT ju jep kontroll me zë përmes telefonit celular dhe lidhje me iPod përmes Bluetooth. Paneli 5.8 inç, i ndjeshëm në prekje,  ofron harta të mëdha dhe të lehta për t’u lexuar, me udhëzimet hap-pas-hapi dhe gjithë gjërat e tjera që keni pritur nga një pajisje GPS e klasit botëror.
Në dispozicion: Tani; $600

Psyko 5.1 Kufje për lojëra
altTe lojërat online, nganjëherë, dallimi mes të qenit vrasës i përsosur dhe të qenit një shenjë në dysheme është çështje e milisekondash.

Psyko thekson se kufjet e veta për lojëra ofrojnë “tregim të menjëhershëm të pozicionit”.

Mund të dëgjoni lëvizjet e kundërshtarëve, para se ata të dëgjojnë tuajat. Sekreti?

Teknologjia psikoakustike e patentuar nga kompania simulon zërin 5.1 pa përdorimin e procesorëve dixhitalë të zërit, duke ulur vonesat dhe duke mundësuar një lojë në kohë reale.

Kështu që vazhdoni tutje, vritini ose le t’ju vrasin, është në dorën tuaj tani.
Në dispozicion: Çereku i parë; $299

 

 

Iogear Wireless USB Audio/Video Komplet për video
altPo kërkoni ndonjë mënyrë të lehtë për të parë YouTube në TV?

Kompleti Audio/Video i Iogear Wireless USB, lejon të transmetojë gjithë mediat e ruajtura në harddiskun e PC-së ose të marra nga interneti, në cilëndo pajisje deri në 10 metra larg.

Lidhni Wireless USB Host me PC-në, adaptorët audio e VGA në ekran, dhe do të transmetojnë audio stereo dhe imazh HD, deri në 720p.

Tani mund të dëgjoni Pandora dhe të shikoni Hulu pa pasur nevojë të lidhni laptopin me ndonjë kuti idiote.
Në dispozicion: Mars; $350

 D-Link Xtreme N DIR-685
altA është router Wi-Fi, pajisje për hapësirë në rrjet, apo kornizë digjitale fotografish? Të trija në një pajisje, por edhe shumë të tjera.

D-Link hedh shumë gjëra brenda ruterit 802.11n të gjeneratës së ardhshme. Vendosni një disk 2.5 inç në portin e hapur DIR-685 dhe transferohet në pajisjen NAS, që ju lejon të keni qasje nga gjithkund në rrjet apo internet, falë softuerit për FTP server të D-Link. Lidhni një printer ose harddisk në portin USB dhe mund të përdorni pajisjen në gjithë rrjetin e shtëpisë.

Ekrani 3.2 inç LCD mund të përdoret si ekran për paraqitjen e statusit dhe si kornizë për foto, që përkrah Framechannel, kështu që mund të shfaqni burimet RSS, kohën ose titujt kryesorë të lajmeve, apo foto online nga  shërbime si Flickr apo Picasa.
Në dispozicion: Tremujori i parë; çmimi ende nuk është vendosur

 

Acoustic ResearchARW51
altEdhe përkundër zhurmës së madhe rreth sistemeve audio për kinematë shtëpiake, shumica e njerëzve nuk i kanë lidhur pothuajse kurrë pesë (apo më shumë) altoparlantë, për shkak të telave që do të duhej të vendoseshin në gjithë dhomën.

Sistemi modular pa tela i altoparlantëve Acoustic Research e rregullon këtë çështje.

Lidheni transmetuesin ARW51 me marrësin A/V dhe marrësit pa tela në çdo altoparlant dhe pastaj vendosini ata ku të dëshironi. Një amplifikator 60 watt ju ofron mjaft volum.

Qarku i transmetuesit ndalon interferencat nga pajisjet tjera.
Në dispozicion: Tremujori i parë; $599

 

Samsung 8000 Series LCD
altSa ekologjik është televizori që keni? Pasi përdorin LED me konsum të ulët energjie në vend të llambave fluoreshente, modelet në këtë linjë të HDTV-ve të Samsung përdorin 40% më pak energji, se sa LCD-të e tjera.

LED gjithashtu ofron kontrast më të mirë, ngjyrën e zezë më të errët dhe ngjyra më të qarta.

Seria 8000 shton shpejtësinë 240 MHz, që është katër herë më e shpejtë se LCD-të standard, për skena me freskim më të shpejtë të imazhit.

Porti ethernet lejon të lidheni në rrjet dhe të merrni materiale nga Yahoo, YouTube, ose Flickr (të zgjedhur nga ikonat në pjesën poshtme të ekranit).

A e përmendëm që ekrani është më i hollë se tre centimetra?
Në dispozicion: Fillimi i vitit; Çmimi akoma duhet të vendoset

 

 

Telenav Shotgun
altKjo pajisje dy-drejtimshe i është dedikuar të huajve në ndonjë vend të panjohur, apo biznesmenëve që udhëtojnë në vende të panjohura.

Me përdorimin e shërbimit Telenav Connected, mund të kontrolloni se sa milje keni udhëtuar duke klikuar butonin Start Capture, vendosni miljet për ndonjë klient ose projekt dhe pastaj shkarkoni raportet nga faqja My Telenav, në format Excel ose PDF, duke parë në detaje shpenzimet.

Një shtesë për shfletues ju lejon të merrni adresën nga faqja dhe t’i dërgoni ato në pajisje. Shërbimi shfaq gjithashtu çmimin më të lirë të karburanteve dhe komentet për restorantet dhe hotelet më të mira
Në dispozicion: Tani; $299 plus $10 deri $12 në muaj

Palm Pre
altPalm Pre, telefon i mençur që do të shënojë edhe debutimin e shumëpritur të sistemit operativ WebOS, është një nga artikujt më të përfolur në Consumer Electronics Show 2009, që u mbajt në janar në Las Vegas.

Me pamje të bukur, formë ergonomike, tastierë vertikale QWERTY rrëshqitëse dhe ekran multitouch, Pre (i cili së pari ka dalë në rrjetin EvDO të Sprint) mund të paraqesë një kërcënim serioz si për iPhone ashtu edhe për T-Mobile G1 (bazuar në Android OS të Google).

WebOS i Palm mund të kryejë disa punë njëherësh, gjë që iPhone nuk e bën dot. Pre mund të ruajë faqet për shikim kur nuk jeni në internet, në sh¬fletuesin Webkit, opsion që telefonat e mençur nuk e kanë.
Në dispozicion: Mesi i vitit; Çmimi nuk është caktuar

Lajmet e fundit>