Analiza

Pajisjet elektronike më të kërkuara në Bing gjatë vitit 2013

Dec 29 2013
0 Shpërndarje
Pajisjet elektronike më të kërkuara në Bing gjatë vitit 2013

2013_Tech_Searches-1 (1)Pajisjet elektronike argëtuese kërkohen pafundësisht çdo vit, gjithmonë e më tepër në fakt. Edhe viti 2013 nuk ka qenë aspak ndryshe.

Që prej lançimit të PlayStation 3 në vitin 2006, lojtarët kanë pritur me padurim lançimin e modelit 4. Teksa teknologjia zhvillohet me shpejtësi, ajo që është e rëndësishme për knsumatorët është të jenë në kontakt me produktet më të mira në mënyrë që të jenë të informuar në momentin që do të bëjnë blerje.

Këto janë disa prej termave më të kërkuara të pajisjeve elektronike gjatë vitit 2013, sipas Bing, së bashku me disa përshkrime të shkurtra:

1. Xbox – konsola që mezi po pritej nga adhuruesit e saj shiti mbi 2 milionë njësi në 18 ditët e para.

2. iPhone – një vit i rëndësishëm për smartfonin, teksa u prezantuan në një ditë dy modele të ndryshme (5S dhe 5C), gjë që nuk kishte ndodhur kurrë me parë.

3. Android – sistemi operativ u pasurua me versionin e ri këtë vit (KitKat) si dhe u lançuan shumë pajisje të tjera, përfshi popullorin Samsung Galaxy S4.

4. iPad – sërish dy tabletë të rinj, ashtu si vitin e kaluar: Mini me Retina dhe iPad Air, të dyja versione të përmirësuara nga ato të kalurat, me rreth 10 orë bateri.

5. Windows Phone – teksa fitoi vendin e tretë në botë për nga përdorueshmëria, pas iOS dhe Android, Windows Phone pati edhe një moment të rëndësishëm: Microsoft ra dakort për të blerë Nokia-n, prodhuesit më të madh të smartfonëve me këtë sistem operativ.

6. Surface – dy tabletë të rinj nga Microsoft-i edhe këtë vit, të përmirësuar nga modelet e kaluara që u prezantuan për herë të parë vjet.

7. PlayStation – lançimi i madh i konsolës në nëntor të këtij viti. U shitën 1 milion njësi në 24 orët e para.

8. Nintendo – edhe Wii U, lançuar në nëntor 2012, nuk po shitet mirë, marka vazhdon të tërheqë vëmendjen e konsumatorëve.

9. BlackBerry – shumë diskutime rreth kësaj kompanie që dikur qëndronte në krye të telefonëve të preferuar. Në diskutime për t’u shitur, me një të ardhme ende të pasigurt.

10. Kindle Fire – një konkurrent popullor i tabletëve të tjera, i vlerësuar pozitivisht, me një përmbajtje të gjerë filmash, serialesh etj. (PCWorld Albanian)

Tags >

Bing
Lajmet e fundit>