Lajmet

Pajisjet me Android më të sulmuara se sa PC-të

Dec 5 2012
0 Shpërndarje
Pajisjet me Android më të sulmuara se sa PC-të

Sipas një raporti të lëshuar të martën nga një prodhues i softuerëve për siguri kibernetike, pajisjet Android janë tani të sulmuara më shpesh se sa PC-të nga sulmet keqdashëse.

Raporti për Kërcënimin në Siguri 2013 nga Sophos zbuloi që pothuajse 10 për qind e pajisjeve me Android në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përjetuar një sulm keqdashës gjatë një periudhe tre-mujore në vitin 2012, në krahasim me rreth 6 për qind të PC-ve.

Situata është më keq në Australi, kur krahasohet me më tepër se 10 për qind të pajisjeve të cilat janë sulmuar, në krahasim me rreth 8 për qind të PC-ve. Me 52.2 për qind të tregut të smartfonëve në Shtetet e Bashkuara, Android është bërë një cak joshës, raportoi Sophos.

“Objektivat kaq të mëdha janë vështirë se mund t’iu rezistojnë autorëve të sulmeve keqdashëse,” tha raporti. “Dhe ata nuk janë duke rezistuar dhe sulmet kundër Android janë duke u rritur me shpejtësi.”

Sophos tregoi që sulmi më i zakonshëm në Android përfshin instalimin e një aplikacioni të rremë në një pajisje që në fshehtësi dërgon porosi të shtrenjta tek shërbimet premium të SMS-ve.

Kriminelët kibernetikë, sipas raportit, kanë gjetur po ashtu rrugë për të shkatërruar verifikimin prej dy faktorëve të përdorur nga institucionet financiare për të mbrojtur transaksionet mobile.

Ata e bëjnë atë duke vendosur një maluer përgjues në një pajisje për të mësuar kodin për verifikim të dërguar tek një telefon nga një bankë për të përmbushur transaksionin.

Sipas raportit, gjatë vitit 2012 hakerët kanë paraqitur ambicie duke sulmuar më tepër platforma, rrjete shoqërore, shërbime cloud dhe pajisje mobile dhe me shkathtësi duke iu përgjigjur me shpejtësi gjetjeve hulumtuese të sigurisë dhe duke ndihmuar shfrytëzimet zero-ditore me më efikasitet.

Sophos paraqiti po ashtu pesë shtetet më të sigurta dhe më të rrezikuara në botë sa i përket përvojës me sulme keqdashëse. Hong Kong ishte shteti më i rrezikuar, me 23.54 për qind të PC-ve të cilët kishin përjetuar një sulm keqdashës gjatë një periudhe tre mujore në vitin 2012.

Ky shtet ndiqet nga Tajvani (21.26 për qind), Emiratet e Bashkuara Arabe (20.78 për qind), Meksika (19.81 për qind) dhe India (17.44 për qind). Norvegjia (1.81 për qind) ishte shteti më i sigurt kundër sulmeve keqdashëse, e ndjekur nga pas nga Suedia (2.59 për qind), Japonia (2.63 për qind), Mbretëria e Bashkuar (3.51 për qind) dhe Zvicra (3.81 për qind).

“Siguria vërtet është më tepër se sa Microsoft,” tha raporti. “PC mbetet caku më i madh sot për kode të sulmeve keqdashëse, ende kriminelët kanë krijuar sulme me antivirus të rremë për Mac. (PC World Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>