Lajmet

Pajisjet mobile nuk kërcënojnë kinematë

Jun 26 2013
0 Shpërndarje
Pajisjet mobile nuk kërcënojnë kinematë

Sipas Imax, gjigandit të sistemeve filmike, njerëzit do të kenë gjithmonë dëshirë të shohin filma në kinema, pavarësisht trendit në rritje të ndjekjes së tyre në shtëpi e veçanërisht në pajisjet mobile.

“Njerëzit janë qenie sociale dhe nuk besoj se duan të qëndrojnë të gozhduar pas kolltukëve të tyre apo pajisjeve mobile. Ata duan edhe të dalin,” është shprehur Richard Gelfond, drejtor i kompanisë kanadezë Imax.

“Ata e kuptojnë faktin se prodhuesit e filmave si Steven Spielberg dhe James Cameron janë më të zotë se 16 vjeçarët që tregojnë histori në internet. Për më tepër, filmat me efekte speciale shihe më mirë në kinema. Vetëm në ato ambiente e përjeton realisht adrenalinën e vërtetë, e cila nuk arrihet përmes pajisjeve mobile.”

Imax dizajnon dhe prodhon edhe sisteme për kinematë, të cilat i shet apo i lëshon me qera më pas me kontrata në bazë të të ardhurave të arkëtuara. Deri tani kompania ka mbi 738 kinema në 53 shtete të botës.

Gelfond u shpreh se SHBA përbën zakonisht një të tretën e të ardhurave të arkëtuara për filma. Ai shtoi gjithashtu se epoka dixhitale po ul koston e prodhimit të filmave, ndërsa efektet speciale mund të krijohen tashmë edhe në kompjuterët shtëpiakë. “Sot, pothuajse gjithkush nga ne, ka mundësi të krijojë një film. Janë pikërisht këto filma që mund të shihen në tabletë.” (PCWorld Albanian)

A close up of one of two IMAX cameras is seen at the Smithsonian National Air and Space Museum in Washington

Lajmet e fundit>