Lajmet

Pajisjet Moto X, Moto G dhe Moto E do të marrin përditësimin më të fundit Android KitKat 4.4.3

Jun 5 2014
0 Shpërndarje
Pajisjet Moto X, Moto G dhe Moto E do të marrin përditësimin më të fundit Android KitKat 4.4.3

gsmarena_001 (1)Motorola ka njoftuar se do të lëshojë përditësimin më të fundit Android KitKat 4.4.3 në pajisjet Moto G, Moto X dhe Moto E. Kjo përfshin të gjithë përdoruesit e Moto X në rrjetin e T-Mobile, përdoruesit e Moto G në SHBA dhe Brazil dhe përdoruesit e Moto E në SHBA.

Individët e tjerë në rajone të tjera do ta marrin përditësimin më vonë. Ky përditësim do të sjellë disa ndryshime të zakonshme, përfshi rregullime të gabimeve, përditësime të sigurisë dhe një thirrës telefonatash të ri.

Së bashku me këtë, Moto X gjithashtu do të marrë përditësime për performancën e kamerës, më një qëndrueshmëri më të mirë të ekspozimit, ngjyra më reale dhe përmirësim të cilësisë së imazheve në kushtet me dritë të pakët. Gjithashtu do të vëreni edhe një buton të ri për të bërë “pushim” teksa regjistroni video.

Nga ana tjetër, Moto G në përditësimet merr vetëm butonin e ndalimit dhe aplikacionin e njoftimeve të Motorola-s. Moto E nuk merr asnjë veçori të veçantë në këto përditësime me vetëm disa rregullime të gabimeve dhe një thirrës të ri telefonatash.

Ju duhet të kontrolloni pajisjen tuaj për të parë nëse ka ndonjë përditësim të disponueshem për ju. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>