Analiza

Pajisjet që ju duhen për rikthimin në shkollë

Sep 21 2013
0 Shpërndarje
Pajisjet që ju duhen për rikthimin në shkollë

Përdorimi i pajisjeve të duhura mund ta bëjë më efikase jetën, më të lehtë dhe më zbavitëse.

Por cilat janë “të duhurat”? Para se të bëni blerje, ndaloni për një moment dhe mendoni: Çfarë dua nga këto pajisje? Më pas zgjidhni ato që ju duhen dhe që mund t’i përballoni financiarisht.

Lajmi i mirë është se nëse kërkoni dhe bëni pak studim në internet, mund të gjeni ato që ju duhen pa shpenzuar shumë.

Smartfoni

Realisht, nuk duhet të largoheni nga shtëpia pa një të tillë. Sot, është pothuajse e pamundur ta imagjinosh jetën pa to. Zgjidhni një smartfon që integrohet mirë me softuerët dhe shërbimet që përdorni. Merrni parasysh edhe koston e tarifave apo internetit që do të përdorni.

Sistemi i lojërave

Kur është koha për t’u çlodhur, nuk ka më mirë se një lojë interesante. Mund të përdorni PC-në në vend të një konsolë, por ka shumë lojëra që janë të krijuara për konsola si Xbox apo PlayStation. Për më tepër, një konsolë ju vlen edhe për aktivitete të tjera si luajtja e DVD-ve apo filmave Blu-Ray, streaming etj.

Kufjet

Një pajisje e padiskutueshme që ju duhet patjetër. Nëse jua lejon buxheti, blini një palë që janë vërtet të mira, aq më mirë po të kenë edhe mikrofon – për t’i përdorur edhe me PC-në apo konsolën e lojërave.

Hard drive-t

Ju duhen për gjithçka, duke filluar nga dokumentet, muzika, filmat, fotot etj. Një zgjidhje e mirë është një hard drive i jashtëm. Sigurohuni që të blini një që është më i madh nga sa mendoni.

Kompjuter desktop

Kompjuterët desktopë kanë përgjithësisht fuqi përpunuese më të madhe, hapësirë kujtesë më të madhe si dhe mund të zgjerohen në aspektin e specifikimeve. Megjithatë, një Notebook apo Ultrabook ju ofron fleksibilitet, si për shembull për mbajtjen e shënimeve në klasë, apo përfundimin e detyrave në autobus.

Tableti

Tabletët kanë disa karakteristika të ngjashme me smartfonët, por kanë ekran më të madh. Me aplikacionet e duhura, një tablet mund të bëjë shumicën e gjërave (jo të gjitha) që do të bënit normalisht në një kompjuter. Me pak fjalë, mund të zëvendësojë deri diku laptopin.

Laptopi

Ndoshta pajisja më e rëndësishme në jetën e studentit. Mund ta merrni kudo me vete dhe mund të ruani të gjitha projektet tuaja. Përveç çmimit, madhësisë, shpejtësisë dhe performancës, duhet të merrni në konsideratë edhe përshtatshmërinë. Përdorni një ekosistem që t’jua lehtësojë jetën – pra, nëse keni një Windows Phone, merrni një laptop me Windows. Nëse keni një iPhone, më mirë është të keni një Macbook. (PCWorld Albanian)

paisje teknologjike

Lajmet e fundit>