Harduer

Pajisjet SSD-të 480 GB për Ultrabook vijnë në 2013-n

Dec 8 2012
0 Shpërndarje
Pajisjet SSD-të 480 GB për Ultrabook vijnë në 2013-n

Nëse një SSD prej 256 GB nuk iu i plotëson nevojat tuaja për hapësirë në Ultrabook, atëherë prisni vitin tjetër.

Mushkin ka deklaruar se do të sjellë mSTATA SSD-në e parë në botë 480 GB duke filluar nga janari.

Ultabook-ët nuk kanë vend për një SATA SSD 2.5 inç (standarde), kështu që përdorin një form factor të njohur me emrin mini-SATA (mSATA).

Deri tani, kapaciteti maksimal i suportuar nga to ka qenë deri në 256 GB.

Apple ofron një upgrade në 512 GB kur blini një MacBook Air, por e vërteta është se ka shumë pak SSD me kapacitet të lartë që ofrohen nga kompani të treta për të bërë upgrade.

Driver-i i ri nga Mushkin paketon 480 GB hapësirë dhe ofron shpejtësi transmetimi prej deri në 6 Gb/s.

Ai ka gjithashtu edhe tre vjet garanci. Çmimi? Rreth 500 $. Nëse mendoni se 1 $ për 1 GB nuk është edhe aq shtrenjtë, atëherë do të keni mundësi të blini një duke filluar nga muaji janar.

Tags >

harduer
Lajmet e fundit>