Siguri

Pajisjet mobile janë fronti i ri malware

Feb 8 2011
0 Shpërndarje
Pajisjet mobile janë fronti i ri malware

Sipas një raporti nga McAfee, rritja e shfrytëzimit të pajisjeve mobile po paraqet njëkohësisht edhe një rritje në nivelin e territorit të malware. McAfee Threats Report quhet raporti i ri për çerekun e katërt të vitit 2010 prodhuar nga McAfee. Sipas tij ka gjetje interesante në sulme të reja kundër lëshimeve në Adobe të cilat në fakt kanë tejkaluar lëshimet në Microsoft në një raport njëqind me një. Më pas raporti shton se botneti Rustock ka tejkaluar botnetin Cutwail dhe është bërë si i tillë kërcënimi numër një, si dhe tregon për gjetjen e rreth 20 milion variante të reja të malware në vitin 2010, dhe të rreth 55,000 kërcënimeve të reja në ditë.

Por ka diçka interesante që thekson raporti më shumë. Kërcënimet mobile me malware në vitin 2010 janë rritur për 46 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Raporti thekson “Sikurse në shumicën e krimeve edhe këtu është çështje e mundësive, dhe cyber-kriminelët momentalisht kanë një dritare të hapur të mundësive për të shfrytëzuar një lloj-llojshmëri të platformave mobile. Më shumë konsumatorë janë duke përdorur pajisje mobile dhe tabletë në jetët e tyre të përditshme dhe në punë. Ndërmarrjet tani duhet të përkrahin më shumë pajisje sesa kurrë më parë, që në fakt do të thotë rritje e mureve mbrojtëse brenda kompanisë dhe vendosjen e shërbimeve në vende për të cilat ndoshta nuk janë të përgatitura”.

Adam Wostowsky, inxhinierë pranë McAfee Labs është shprehur për PCWorld se celularët dhe tabletët e sotëm janë po aq të fuqishëm sa desktop PC-të e para pak kohëve – dhe me fillimin e paraqitjes së celularëve me procesor me dy bërthama apo shumë shpejtë edhe me katër bërthama, pajisja e dorës ka gjasa të jetë platforma primare për shumicën e përdoruesve, e gjithashtu në të njëjtën kohë edhe një cak shumë më i madh për malware dhe cyber-sulme.

Malware për PC ka kohë që ka filluar të piqet dhe të arrijë deri ku është sot. Zhvilluesit e malware kanë nderuar aftësitë e tyre, gjersa prodhuesit e softuerit kanë inkorporuar praktika të kodimit të sigurt dhe kontrolle më të mira të sigurisë, dhe prodhuesit e sigurisë si McAfee kanë evoluar mbrojtjet për të sfiduar këto kërcënime. Megjithatë me rritjen e paraqitjes së malware mobil, modeli i biznesit veçse është i vendosur në praktikë dhe e njëjta taktik ka gjasa të përcillet edhe tek pasjiejt mobile.

Me një fjalë celularët e mençur dhe tabletë janë “Perëndimi i egër” për malware, dhe IT administratorët dhe përdoruesit duhet të kenë parasysh kërcënimet dhe të ndërmarrin hapat e duhur për të ruajtur platformat e tyre nga sulmet dhe keqpërdorimet. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>