Harduer

Pajsija e re SSD nga Samsung është e bazuar në teknologjinë më të fundit 3D

May 29 2014
0 Shpërndarje
Pajsija e re SSD nga Samsung është e bazuar në teknologjinë më të fundit 3D

Logo_samsung_5Samsung ka nisur një angazhim të ri në ngarkesat flash me një disk të ri SSD prej 1 TB, të bazuar në teknologjinë e vet më të re të ruajtjes. SSD është synuar që të përdoret në PC dhe disku është i bazuar në teknologjinë e gjeneratës së dytë V-NAND të Samsung-ut, në të cilin çipat e diskut janë të vendosur vertikalisht.

Samsung lajmëroi po ashtu SSD-të prej 128 GB, 25 6GB dhe 512 GB. Disku prej 1 TB do të mund të vendoset edhe në laptopë, për të cilat pajisje deri tani ekzistonin vetëm disqe deri në 512 GB. SSD-të e rinj kanë dy herë më tepër qëndrueshmëri në shkrim të të dhënave dhe janë për 20 për qind më efikas sa i përket energjisë se sa SSD-të e bazuar në NAND, në të cilin modulet e ruajtjes janë të vendosur anë-për-anë, tha Samsung në një deklaratë. Çmimet për SSD-të nuk janë shfaqur menjëherë.

Kompania Samsung ka përmirësuar teknologjinë e saj V-NAND, duke vendosur 32 shtresa të ngarkesës NAND në një pako të çipit. Gjenerata e parë e V-NAND, e lajmëruar gjatë gushtit të vitit të kaluar, pati 24 shtresa të diskut. Shtresat bartin të dhëna përgjatë një ndërlidhjeje pronësore.

Vendosja në formë rafti e çipave është e pranishme në çipat për ruajtje dhe në pajisjet sistemi-në-një-çip. Vendosja e çipeve në një strukturë vertikale është parë si një mënyrë e re e shtimit të kapacitetit të ruajtjes, teksa pajisjet bëhen më të vogla dhe më efikase sa i përket shfrytëzimit të energjisë. Samsung më vonë gjatë këtij viti planifikon të lajmërojë disqe të reja që janë të bazuara në teknologjinë e re V-NAND, tha kompania. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>