Vëzhgim

Pak detaje të reja mbi Galaxy S3

Jan 18 2012
0 Shpërndarje
Pak detaje të reja mbi Galaxy S3

 

Samsung ka filluar një lëvizje të re të thashethemeve pas paraqitjes së një videoje ku ajo prezanton “Më të mirët e CES 2012”, dhe me gjasë aty pa dashje ka shfaqur  detaje edhe në lidhje me Samsung Galaxy S3. Sipas të gjitha gjasave ky do të jetë modeli pasues i modelit të jashtëzakonshëm Samsung Galaxy S II dhe MWC 2012 duket të jetë vendi më i përshtatshëm ku do të prezantohet gjenerata e tretë e pajisjeve mobile të Samsung. 

Duke shfaqur vetën për rreth 7 minuta në video, smartphone në fjalë demonstron funksionet e kësaj pajisjeje sportive dhe me një ekran të madh, që duket se do të ketë procesor 2GHz dual-core me 2GB Ram, ekran 4.6 inç Super Amoled Plus HD, kamerë 12 MP dhe mundësi për të incizuar 1080p Full HD. 

Disa raportime kanë pretenduar se do të emërtohet Samsung Galaxy S 3D në mënyrë që ketë ndonjë lloj implementimi të teknologjisë 3D në kuadër të pajisjes, por me gjasë nuk do të ketë diçka në këtë drejtim. Megjithatë pritet të shihet se çka do të vihet në pah gjatë javëve në vazhdim… /pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>