Biznes

Pak projekte të rëndësishme kanë udhëhequr tregun e ri të IT-së gjatë vitit 2007 në Kosovë, sipas IDC

Jan 5 2009
0 Shpërndarje
Pak projekte të rëndësishme kanë udhëhequr tregun e ri të IT-së gjatë vitit 2007 në Kosovë, sipas IDC

Në vitin 2007, tregu i IT-së në Kosovë ka arritur 85.17 milion dollarë, sipas studimit të parë krahasues për vendin realizuar nga kompania hulumtuese IDC. Përgjithësisht, shpenzimet në IT janë rritur për 40% për vit në dollarë amerikanë, si rezultat i disa punëve të mëdha në IT, si informatizimi i misionit administrues të BE-së, investime direkte të huaja në operatorin mobil IPKO dhe disa tenderë qeveritarë. Llogaritur në valutën lokale, tregu është zgjeruar për 30% në vitin 2007. Me 40$ për banor shpenzime në IT në vitin 2007, Kosova kishte 4.5% të mesatares së Bashkimit Evropian (886$ për banor).

Kosova ka mbetur mbrapa në shpenzimet e IT-së në regjionin Adriatik, veçanërisht nga Sllovenia (445$) dhe Kroacia (276$), por ishte afër me shpenzimet e Bosnjës dhe Hercegovinës (42$) ndërsa ishte përpara Shqipërisë (25$).  Kosova, si vendi më i ri evropian, me 22% të popullsisë të papunë, së shpejti mund të tërheqë fonde nga donatorët dhe  investimet e drejtpërdrejta të huaja, gjë që do të ndihmojë ekonominë lokale dhe përmirësojë investimet e IT-së në vend” thotë Boris Zitnik, Drejtori Menaxhues i IDC Adriatics.

Shpenzimet në harduerin e IT-së përbëjnë 74% të tregut të përgjithshëm të IT-së në vitin 2007. Segmenti i softuerit ishte në vendin e dytë, me 13.1% ndërsa shërbimet në IT kanë zënë 12.9% të shpenzimeve të IT-së në vend. “Tregu i pazhvilluar lokal i IT-së është i orientuar më shumë në harduer, për shkak të fazës së hershme të zhvillimit në të cilën gjendet. Në dy-tri vitet e ardhshme, do të jetë më shumë i drejtuar në ndërtimin e infrastrukturës së IT-së” komenton Zitnik. IDC pret që shpenzimet e IT-së në Kosovë të ngrihen me një normë prej 9.9% gjatë pesë viteve të ardhshme, që në vitin 2012 të arrijnë në 136.73 milion dollarë. IDC’s Kosovo IT Market 2008-2012Forecast and 2007 Vendor Shares(IDC #ESQ10Q) prezantojnë tregun e IT-së në Kosovë dhe parashikojnë shpenzimet totale sipas teknologjive deri në vitin 2012.

Studimi përmban madhësinë e tregut, pjesën e secilit prodhues në treg, dhe parashikimet për rritje në harduer, softuer dhe shërbime IT. Analizon trendet e tregut dhe ofron informacion të vlefshëm për prijësit kryesorë të çdo segmenti individual të tregut.

Lajmet e fundit>