Harduer

Pak tablet të shitur nga Motorola

Jan 27 2012
0 Shpërndarje
Pak tablet të shitur nga Motorola

Motorola ka shitur një numër total prej 200,000  tabletësh gjatë çerekut të fundit të vitit 2011, dhe nëse marrim për krahasim prodhuesin Apple, atëherë shohim se ky i fundit ka shitur 15,43 milion iPad gjatë kësaj periudhe kohore.

Kompania gjithashtu ka bërë të ditur se kanë dërguar një total prej 1 milion tabletësh në vitin 2011, që është shumë më pak sesa që ka pritur Motorola. E me fjalë të tjera kjo tregon se shitjet e tabletëve nuk kanë shfaqur rezutlate aq të mira sa ka pasur shpresë. 

Në anën tjetër Motorola, ka bërë të ditur se ka dërguar një total prej 10.5 milion celularësh në çerekun e katërt të vitit 2011, me një numër total prej 42.4 milion celularësh për tërë vitin, ku 5.3 milion ishin celularë të mençur. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>