Analiza

Palm mund të rikthehet përsëri me një telefon Android nga Alcatel

Jan 2 2015
0 Shpërndarje
Palm mund të rikthehet përsëri me një telefon Android nga Alcatel

Palm.0.0Ka ekzistuar një kohë para 15 vitesh kur kompania kryesore telefonike nuk ishte Apple apo Samsung. Palm ishte kompania që ndryshoi jetën e njerëzve me linjën e saj të famshme të PDAs.

Gjithashtu dhe smartfonët Treo të Palm rezultuan të suksesshëm, por me kalimin e viteve revolucioni i teknologjisë bëri që ata të humbnin autoritetin e tyre në treg. Mendohet se suksesi në tërësi i kësaj kompanie u shua pas blerjes nga firma HP në vitin 2011.

Por edhe pas disa vitesh heshtje, Palm pritet të rikthehet sërish në treg. Nëqoftëse do të klikoni në faqen palm.com ju do të drejtoni në një faqe tjetër mynewpalm.com e cila mbart sloganin ‘smart move’. Sipas një dokumenti të zbuluar, duket se HP i ka shitur Palm një kompanie tjetër të zotëruar nga Nicolas Zibell muajin që shkoi. Ky person mban gjithashtu rolin e presidentit të Alcatel One Touch për Amerikën. Dhe sllogani ‘smart move’ përkon me atë të Alcatel.

Ky mund të jetë sinjali i parë se Palm së shpejti do të vijë me një linjë të re smartfonësh e cila ka shumë të ngjarë të përdorë sistemin operativ Android. Palm vazhdon të ketë një opinion të fortë marke në Europë dhe Shtetet e Bashkuara, diçka që Alcateli nuk e zotëron akoma. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>