Lajmet

Palm Pre dëshpëron në debutim – iPhone pret ditën e tij më të mirë

Jun 8 2009
0 Shpërndarje
Palm Pre dëshpëron në debutim – iPhone pret ditën e tij më të mirë

Pritja pothuajse ka përfunduar dhe brenda disa orëve do të kuptojmë sesi do të duket iPhone i ri, dhe natyrisht do të kuptojmë faktin a do të jetë një Apple Netbook apo jo. Siç është pritur,Palm lansoi produktin e saj Pre një javë para rivalit iPhone, por raportet përkatëse tregojnë se ka pasur mungesa të këtyre pajisjeve nëpër dyqane të shitjes.

Kompania ndoshta mund të ketë shitur prej 50.000 deri në 200.000 njësi, apo vetëm 10 deri në 20% të asaj që Apple ishte në gjendje të bëjë në dy ditët e para të paraqitjes së iPhone 3G.

Më në fund, smartphone Pre nga Palm u bë i gatshëm gjatë vikendit dhe sipas analistëve celularët në pritje të blerësve u shitën shumë shpejt. Sprint, që kishte të drejtat ekskluzive për bartje të këtij celulari, duket se i ofroi dyqaneve të saj prej 30 deri në 50 njësi, por kemi dëgjuar edhe raporte se në Chicago ka pasur vetëm 5 sosh.

Palm nuk shpalosi ndonjë numër të shitjeve apo furnizimeve për Palm Pre. Mu këtu na ofrohen sinjalizimet që tregojnë se Apple ka pasur një lansim më të mirë për iPhone 3G, për të cilin u raportua se ka shitur më shumë se një milion njësi në dy ditët e para. Megjithatë, Apple lansoi iPhone 3G në 21 shtete në të njejtën kohë, duke mbuluar kështu më shumë konsumator potencial sesa që momentalisht ka Pre. Sprint është dashur të paraqitet me lista të pritjes sikurse që pati bërë edhe AT&T gjatë lansimit të iPhone 3G, dhe i premtoi konsumatorëve se më shumë Pre do të paraqiten gjatë ditës së mërkurë.

Ishte me rëndësi vitale që Pre t’ia kalojë Apple me lansim, pasi që kompania mund të kishte humbur tërësisht kontrollin në entuziasmin medial që po mbizotëron mbi pikën kryesore të Apple. Por furnizimi i shkurt është një qështje serioze dhe Palm sigurisht që duhet të ndjek hapa të shpejtë dhe ta bëjë Pre-n të gatshëm në hapësira më të mëdha.

Apple në anën tjetër pritet që gjatë ditës së sotme të lansoj softuerin e ri iPhone 3.0 si dhe pajisjen më të fundit iPhone. Tek kjo e fundit janë edhe duke u sjellë thashethëmet më të mëdha ku thuhet se do të jetë një azhurnim prej 16GB dhe 32GB memorie si dhe do të shtohet mundësia për video incizim. Ka pasur edhe majft shumë diskutime mbi një iPhone më të lirë, dhe disa raporte sugjerojnë se bëhet fjalë për versionin 8GB ose atë të tanishmin iPhone 3G, që do të mund të shitet për 99$. Phill Schiller, senior zëvendës president i marketingut të produkteve të Apple, do të udhëheq këtë pikë shpalosëse, por duket se shefi ekzekutiv Steve Jobs do të mund të bëjë një paraqitje befasuese në skenë.
 

 

Lajmet e fundit>