Vëzhgim

Palm Pre, i ri në luftën e telefonave të mençur

Apr 30 2009
0 Shpërndarje
Palm Pre, i ri në luftën e telefonave të mençur

altPalm ka prezantuar sistemin e vet të shumëpritur operativ, të quajtur Web OS dhe telefonin e vet të ri Palm Pre. Pre do të shitet ekskluzivisht në Sprint 3G(SHBA) në fillim të këtij viti. Kjo pajisje dore e thekson pozitën e Palm si lider në tregun e telefonave të mençur. Duke vendosur si cak nivelin mes iPhone dhe BlackBerry, Pre, me Web OS, tenton të përziejë funksionet e biznesit dhe zbavitjes në një pajisje të vetme. Palm ende nuk ka publikuar çmimin e pajisjes.

 

Telefoni ka ekran multi-touch, tastierë rrëshqitëse QWERTY dhe një akselerometër. Ka EvDO, Wi-Fi dhe GPS. Bluetooth 2.1 me përkrahje stereo dhe 8GB hapësirë. Ekrani është 3.1 inç, me rezolucion 320 me 480. Përkrahja multi-touch zgjerohet deri tek butoni në qendër, që Palm e quan hapësirë e lëvizjeve për lançimin e aplikacioneve. Këtu është përfshirë gjithashtu dhe Aparati 3.0 megapiksel, me blicin LED. Pre, që është më i vogël se iPhone dhe rivalët e tjerë, peshon 137 gr.

Web OS ka kod të hapur dhe një ballinë të ndryshueshme. Prekni një ikonë dhe do të hapet aplikacioni korrespondues. Të gjithë aplikacionet e hapura duken si karta. Rrotulloini duke kaluar nga njëra anë në tjetrën, në ekranin e ndjeshëm në prekje. Një element i rëndësishëm në Web OS është ajo që Palm e quan “sinergy” për sinkronizimin e informacioneve nga burime të ndryshme. Për shembull, nëse filloni të shkruani një e-mail të adresuar për ndonjë kontakt specifik, Web OS kërkon në llogaritë e-mail dhe nëse Pre nuk arrin ta gjejë atë kontakt, kërkon bazën e të dhënave të kompanisë dhe automatikisht e vendos emrin në listën e kontaktit.

Palm ka prezantuar gjithashtu Touchstone, një karikues korrenti pa tela, që punon me teknologjinë induktive. Vendosni Pre mbi Touchstone magnetik dhe bateria mbushet nga aty.

Lajmet e fundit>