Biznes

Pamje e re për dyqanet e Microsoft

Aug 10 2009
0 Shpërndarje
Pamje e re për dyqanet e Microsoft

Sipas Zyrës për Markë dhe Patentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, simboli i ri është dizajnuar për përdorim në “shërbimet e dyqaneve shitëse dhe shërbimet për shitje online, të cilat veçohen me kompjuterë, harduer kompjuterik, softuer, lojëra kompjuterike, pjesë shtesë kompjuterike, lexues portabil muzikor, asistent personal digjital, celularë, konzola të video lojërave, ueb kamera, libra, rroba, çanta, çanta messengeri, çanta kompjuterike, etj”.

Marka konsiston nga katër katrorë të aranzhuar në një renditje drejtkëndëshi.  Secili katrorë ka ngjyrën e tij për të formuar regjionet me formë të tre katrorëve përbrenda katrorit, ku secila ngjyrë e regjionit ka gradientë prej ngjyrës më të errët drejt ngjyrës më të çeltë, duke lëvizur kah qendra e dizajnit. Katrori i dizajnuar në skajin e majtë lartë ka ngjyrë të kuqe, ai ndër të ka ngjyrë të kaltër, tjetri djathtas lartë ngjyrë të gjelbër dhe djathtas poshtë ngjyrë të verdhë. Katrorët janë të ndarë nga një hapësirë boshe.

David Porter, zëvendës presidenti i ri i korporatës së re të Microsoft, dyqanit për tregti me pakicë, ka filluar punën e tij gjatë ditës së sotme. Në majë të agjendës së tij do të jetë zgjedhja e lokacioneve për dyqane, të cilat kompania veçse i ka në regjistër duke deklaruar se do të jenë “afër” dyqaneve ekzistuese të Apple.

“Ne do të hapim disa dyqane të tregtisë me pakicë menjëherë afër dyqaneve të Apple, gjatë vjeshtës së këtij viti”  tha shefi ekzekutiv Kevin Tuner, në një konferencë për media gjatë javës së kaluar.

Lajmet e fundit>