Analiza

Pamjet e para nga Android 3.0 – Honeycomb

Jan 29 2011
0 Shpërndarje
Pamjet e para nga Android 3.0 – Honeycomb

Android 3.0, e koduar me emrin Honeycomb – paraqet një ndërfaqe t ë re për përdoruesit e tablet kompjuterëve, që pritet të debutojë edhe zyrtarisht muajin e ardhshëm në tabletin Motorola Xoom. Zhvilluesit nuk do të jenë në gjendje të përdorin SDK Preview, edhe pse ata do të kishin parapëlqyer këtë për të qenë një hap para në përditësimin e aplikacioneve të tyre për të përkrahur formën tablet.

SDK gjithashtu u ofron entuziastëve të Android një shikim të hershëm në ndërfaqen e re për tablet. Aty përfshihet një ambient i pjesshëm i Android 3.0 që bazohet në emulatorin Android. Për shkak të performancës së ngadalshme të emulgatorit, anëtarët e arstechnica.com nuk ishin në gjendje të përfitojnë një reagim të saktë të ndjeshmërisë së ndërfaqes. Pamjet në vazhdim që po shihni janë të kapura prej tyre  dhe prezantojnë disa karakteristika madhore që dallojnë ndërfaqen e tabletit nga ndërfaqja e zakonshme e Android, por keni parasysh se këto pamje paraqesin vetëm versione të hershme të këtij sistemi operativ që është krijuar për zhvilluesit, kështu që ndryshimet në këtë platformë pas prezantimit të saj në produktin final, janë të mundshme.

Home Screen

Pamja kryesore e Honeycomb arrin me widget të sofistikuar dhe mund të akomodojë më shumë përmbajtjes sesa pamja e zakonshme e Andriod. Sikurse në formën tradicionale, edhe këtu ka faqe të shumta të cilat përdoruesi mund t’i dedikojë varësisht sipas dëshirës së tij dhe mund t’iu qaset duke rrëshqitur majtas apo djathtas ekranit.

Elementet mund të shtohen duke klikuar butonat plus në pjesën e skajshme lart, e cila do të lansojë edhe një editor të pamjes kryesore në të cilën do të mund të tërhiqni widgets tuaj dhe shkurtesat për aplikacione prej cilësdo prej pesë faqeve kryesore.

Edhe pjesa me aplikacione Android ka pësuar ndryshime të theksuara. Ajo qaset nga butoni “Apps” që paraqitet në skajin e sipërm të ekranit. Ai ka ndarje në maje të tij të cilat sillen sikurse filtra. Kurse platforma a karakteristikave ka një ndërfaqe me dy shtylla që shfaq kategoritë e preferencave si një shirit anësor. Gjithashtu këtu mund të gjeni një shfrytëzim më të madh të hapësirës me elemente të shtrira.

Klienti për e-mail ka fituar një layout me shumë shtylla. Në pamjen kryesore, përdoruesi sheh follderët e e-mail përgjatë në liste të mesazheve në follder të përzgjedhur. Kur një përdorues zgjedh një mesazh, ndërfaqja përshtatet për të treguar një listë të mesazheve në anën e majtë dhe përmbajtje të mesazheve në një shtyllë në anën e djathtë. Ju mund të shihni një buton të menysë në skajin e djathtë lartë.

Shfletuesi ka fituar një ndërfaqe me ndarje që disi përfaqëson një shfletues të desktopi. Ai është bllokuar menjëherë kur ata nga arstechnica.com tentuan të bashkëveprojnë me të në emulator.  Sistemi i paralajmërimeve të Honeycomb është disi më i dallueshëm sesa ai tek versioni standard, ndërsa në anën tjetër multitasking është diçka që nuk mungon ashtu sikurse nuk mungon tek celularët me Android. Por këtu ndërfaqja është më e gjerë.

Pavarësisht se Google ka konfirmuar se Android 3.0 do të paraqitet dikur edhe për celularë të mençur, ka ende shumë pyetje pa përgjigje rreth asaj sesi ndërfaqja e këtij tableti do të përshtatet për celularë të mençur.

Në fund mund të thuhet se ndërfaqja e Android 3.0 është ende në fazat e hershme të zhvillimit por puna në drejtim të përmirësimit të saj po vazhdon.   /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>