Softuer

Pamjet e para nga CS: Global Offensive

Aug 27 2011
0 Shpërndarje
Pamjet e para nga CS: Global Offensive

E sot Valve ka paraqitur një seri të videove zyrtare që tregojnë se çka mund të presim nga titulli i ri në momentin që do të paraqitet në treg. Counter-Strike: Global Offensive (CS:GO), do të shtrihet në luajtje të zakonshme me bazë ekipore që kanë qenë pjesë e titullit të parë të lansuar 12 vjet më parë. Video e shfaqur gjithashtu tregon edhe për një detaj të ri të luajtjes në platforma të ndryshme që sipas të gjitha gjasave do të nënkuptojë se dikush do të mund të luaj në PC e dikush në Xbox pa problem.

Në momentin që do të paraqitet në treg, lojtarët do të kenë mundësi që lojën e tyre të preferuar ta luajnë ku të dëshirojnë sepse Valve është duke zhvilluar CS:GO në atë formë që të funksionojë edhe për PC, edhe për PS3 e Xbox 360, kështu që lansimi për të tri platformat do të ndodh në të njëjtën kohë./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>