Press

Panairi i parë i punës në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit terheq qindra të rinjë

Dec 16 2009
0 Shpërndarje
Panairi i parë i punës në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit terheq qindra të rinjë

Qëllim i organizimit të këtij panairi ishte jo vetëm krijimi i një tradite për organizimin e panaireve efektive, të disejnuara për sektorë  specifikë, por sidomos promovimi i shërbimeve përmes portaleve online.  

Në ceremoninë  e hapjes së panairit të punës morën pjesë Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Z. Nenad Rashiq dhe Drejtori i Programit për Ndërmarrje Private të Kosovës (KPEP) Z. David Cowles.  

Znj. Vjollca Çavolli, Drejtoreshë Ekzekutive e STIKK me këtë rast tha:“kjo është një mënyrë e re dhe mjaft interesante për të promovuar dhe menaxhuar kërkesën e të gjitha palëve të interesit për vlerën më të madhe të çdo kompanie, njeriun dhe punëtorin.”

Ministri Rashiq theksoi rëndësinë e punësimit të të rinjve, duke thënë se “vetëm në këtë mënyrë e bëjmë një shoqëri moderne dhe me vizion.” Ndërsa Drejtori i KPEP tha se KPEP beson fuqimisht se panairet e punës janë një vend me rëndësi ku kërkesa dhe oferta bashkohen dhe KPEP është thellësisht i përkushtuar që t’i bëjë bashkë kërkesën dhe ofertën për arritjen e synimeve te dëshiruara.

Dritan Mezini, udhëheqës i portalit duapune.com, deklaroi para të pranishmëve se Kosova është pioniere në fushën e TIK dhe panairi i punësimit është një mënyrë moderne e aplikacionit virtual. 

Panaire të tilla planifikohet të organizohen disa herë gjatë vitit të ardhshëm.

 

Lajmet e fundit>