Harduer

Panasonic lançon smartfonin për selfie “Eluga S”

Nov 14 2014
0 Shpërndarje
Panasonic lançon smartfonin për selfie “Eluga S”

eluga-SKompania Panasonic ka prezantuar smartfonin e saj më të ri të quajtur “Eluga S” duke zgjeruar kështu serinë Eluga të telefonëve të kësaj kompanie. Ky telefon do të jetë i disponueshëm për shitje duke filluar që nga java e tretë e këtij muaji.

Ai ka një ekran 5 inç IPS HD display dhe procesor 1.4 GHz MediaTek octa-core të shoqëruar nga 1GB RAM, fuqizohet nga një bateri 2100mAh. Eluga S vjen me 8 GB memorie, sistem operativ Android 4.4 KitKat, kamera 8 dhe 5 megapixel posaçërisht për fansat e selfieve. Ky smartfon përfshin gjithashtu disa opsione të veçanta si Fit Home UI, Kwik Lock, Pop-i Player, Music Café dhe kontroll Gesture. Ai ofron mbështetje për 3G, Wi-Fi, Bluetooth 0.4 dhe GPS. Përsa i përket përmasave Eluga S mund të renditet në telefonët e hollë me një trashësi prej 7.9mm. Ky produkt do të vijë në dy variante ngjyrash atë të bardhë dhe të zi. Së bashku më telefonin, kompania do të japë falas një kasë dhe letër mbrojtëse për ekranin.

Eluga S është i treti i serisë Eluga, pas Eluga U dhe Eluga A që kushtojnë respektivisht 18.990Rs dhe 9.490Rs. Ndërsa Eluga S do të shitet për 11.190Rs. Gjatë prezantimit të këtij produkti, menaxheri Manish Sharma tha: “Ne jemi të sigurt se seria Eluga e Panasonic ka rritur standardet e krijimit të një smartfoni dhe ka një potencial të madh për qenë i suksesshëm në tregun Indian.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>