Lajmet

Panasonic lanson smartfonin ELUGA Power

May 27 2012
0 Shpërndarje
Panasonic lanson smartfonin ELUGA Power

Panasonic do të lansoj pajisjen e vet të re, ELUGA Power, gjatë çerekut të tretë të këtij viti. Pajisja, e lajmëruar në Kongresin Botëror për Celularë, fillimisht ishte planifikuar të lansohej gjatë muajit prill.

Sipas shitësit online Clove, lansimi tani është shtyrë deri kah fundi i muajit qershor, apo në fillim të muajit korrik.

“ELUGA Power paraqet një pikë vërtetë rikthimi – me ofrimin e funksionalitetit të lartë,” tha Toshiya Matsumura, menaxher i përgjithshëm i Panasonic, si dhe kryetar i komunikimeve për celularë në Sistemet e Komunikimit të Panasonic në Europë.

“Në zhvillimin e ELUGA Power, ne refuzuam të rrezikojmë dhe mbetëm ambicioz. Kjo është pse ne kemi arritur të dërgojmë përshtatshmërinë e ekranit 5 inçësh HD që mbushet shumë shpejt, duke e bërë atë të rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, e po ashtu shtuam veçoritë mbresëlënëse si NFC dhe një procesor 1.5GHz. Të gjitha në një smartfon të hollë, elegant dhe të përshtatshëm për xhep.”

Smartfoni ELUGA Power ka procesor Qualcomm Snapdragon me 1.5GHz, 8GB disk me opsionin e kartës microSD deri në 32GB si dhe 1GB RAM.

Pajisja ka kamerë prej tetë megapikselësh, me mundësi regjistrimi në 1080p HD, dhe ka versionin Ice Cream Sandwich 4.0 të sistemit operativ Android. Smartfoni vjen me një trup të hollë dhe rezistent ndaj ujit. Porositë për këtë pajisje filluan qysh në muajin mars, por siç duket konsumatorët duhet të presin të paktën deri në fund të muajit qershor. (PC World Albanian)

Tags >

Panasonic
Lajmet e fundit>