Analiza

Panasonic Lumix DMC-S3, zgjidhje e mirë dhe e lirë

Apr 21 2011
0 Shpërndarje
Panasonic Lumix DMC-S3, zgjidhje e mirë dhe e lirë

Sot kjo kompani ka një numër të madh të partnerëve si Panasonic, Samsung, Sony, Bosch, Beko, Duracell, etj dhe ofron përzgjedhje të produkteve të ndryshme për ata që janë të interesuar të blejnë diçka origjinale dhe me garancion përkatës në tregun shqiptar. Ne së fundi vëzhguam një produkt interesant nga Panasonic të publikuar në web faqen e tyre, përkatësisht aparatin Lumix DMC-S3 i cili thuhet se shitet për 17.900 lekë në dyqanet e Netpun apo përafërsisht për 125 euro.

Kjo ofertë atraktive na shtyu që të bëjmë një analizë të shkurtër të produktit dhe t’ju tregojmë nëse ia vlen apo jo një produkt i këtillë me një çmim të këtillë, dhe para se gjitha ekipi ynë u pajtua se modeli S3 që ka një ekran 2.7 inç LCD dhe dizajn të rrumbullakuar, është një aparat i lehtë për tu mbajtur, në veçanti për fotografët e rinj.

S3 ka një teknologji serioze nën paketimin e tij, dhe pavarësisht se nuk ka thjerrëz Leica të cilën Panasonic e ka rezervuar për modelet më të shtrenjta, thjerrëza e tij Lumix DC Vario kryen punë mjaft të mirë dhe ofron zoom 4x optik duke ofruar një gjatësi fokale ekuivalente prej 35 mm, që shkon prej 28 deri në 112 mm.

Edhe më mbresëlënës është sensori i imazheve, që mund të prodhojë imazhe me deri në 4,320 x 3,240 piksela. Kjo është më shumë sesa disa aparate që kushtojnë dyfish më shtrenjtë, e përveç kësaj sensori mundëson edhe incizim në 720p HD.

Modusi “inteligjent auto” i aparatit kombinon stabilizim optik të imazhit me detektim të fytyrës, kontroll inteligjent të ISO-ve dhe veçori inteligjente të përzgjedhjes së skenave. Nëse kjo nuk është inteligjencë e mjaftueshme për ju, atëherë ekrani prej 2.7 inç përshkruhet nga Panasonic gjithashtu si inteligjent.

Merrni nën kontroll situatën

Në mes tjerash S3 është gjithashtu shumë i thjeshtë për tu përdorur. Një buton ju mundëson të zgjidhni katër tipe të operimit: normal, intelegent auto, scene dhe movie. Butoni menu/select ka një përzgjedhje të zakonshme të opsioneve, kurse navigimi bëhet nga një sistem i njohur drejtues. Fshirja në anën tjetër kryhet përmes butonit “back”. Një mangësi këtu në mesin e butonave është se butoni për zoom është i vendosur në pjesën e prapme të aparatit në vend se të jetë i vendosur mbi të, që është shumë më e përshtatshme.

Në përgjithësi, ne jemi të impresionuar me performancën e S3-it, i cili është gati për të fotografuar vetëm për sekonda.  Ambientet e ndriçuara mirë janë pikat e fuqishme të aparatit. Fotografimet në ambiente me shumë drite sjellin rezultate të shkëlqyera për një aparat që kushton rreth 125 euro. Aty mund të shihni mjaft shumë detaje, ngjyra të pasura dhe mbi të gjitha pamje të bukura.

Në fotografime ku nuk ka shumë ndriçim edhe pse ISO është deri në 1,600, ka probleme dhe nuk preferohet fotografimi pa blic. Edhe incizimi në format 720p HD nuk ishte aq i mirë sa pritëm, sepse dridhej shumë nëse nuk keni duar të qeta dhe nuk mund të bëni zoom kur incizoni.

Përfundimi

Panasonic Lumix DMC-S3 është një pajisje e vogël e shkëlqyer. Me një çmim të vogël, peshë të lehtë, përdorim të lehtë dhe fotografime të mira në kushtet e duhura, aparati S3 ofron nivelin më të lartë kualiteti për atë çmim prej 125 euro në dyqanet e Neptun në Shqipëri. Përveç kësaj mos harroni se nëse keni një fëmijë në shtëpinë tuaj që është fotograf fillestar dhe pëlqen fotografinë, kjo zgjidhje e lirë do ta gëzojë atë pa masë. Ndoshta DMC-S3 mund të jetë dhuratë e mirë edhe për një mik tuajin. Sidoqoftë zgjidhja është në duart tuaja.

Lajmet e fundit>