Harduer

Panasonic ofron internet LTE në 180 shtete me shërbimin P.180

Oct 18 2017
0 Shpërndarje
Ky shërbim është i disponueshëm në thuajse çdo cep të globalit pa asnjë pengesë dhe është dizajnuar për fuqitë punëtore të madhësive të ndryshme. Panasonic ofron internet LTE në 180 shtete me shërbimin P.180

Panasonic ditën e sotme prezantoi një shërbim të ri kontektiviteti për kompjuterat e punës të cilët janë ndërtuar për kushte të vështira.

Panasonic P.180 është një shërbim konektiviteti i cili ofron rrjet LTE për përdoruesit e Panasonic ToughBook dhe siguron akses në internet në 180 vende të botës.

Kostoja e shërbimit do të jetë lehtësisht e parashikueshme dhe nuk përmban tarifa roaming.

Për këtë kompania ka bashkëpunuar me Cubic Telecom i cili ka një platformë globale konektiviteti. Panasonic P.180 ka partneritet me 25 operatorë dhe 60 rrjete LTE.

Ky shërbim është i disponueshëm në thuajse çdo cep të globalit pa asnjë pengesë dhe është dizajnuar për fuqitë punëtore të madhësive të ndryshme.

Shërbimi funksion vetëm me kompjuterat Panasonic. Ai do të fillojë të ofrohet në tre mujorin e katërt të 2017-ës. /PCWorld Albanian

Tags >

Panasonic
Lajmet e fundit>