Harduer

Panasonic paraqet aparatin e ri dixhital Lumix DMC-FT1

Feb 12 2009
0 Shpërndarje
Panasonic paraqet aparatin e ri dixhital Lumix DMC-FT1

Gjatë kësaj jave, Panasonic ka paraqitur në Singapur modelin e fundit të aparatëve dixhitalë Lumix. Modelët e rinj të aparatëve dixhitalë Lumix do të përfshijnë edhe seritë FS dhe TZ si dhe modelin e ri Lumix DMC-FT1 i cili do të lançohet në treg gjatë muajit prill.

Modeli DMC-FT1 me kamerë 12.1 megapixel është aparat i fortë i cili mund t’i bëjë ballë rrëzimit prej 1.5 metra në tokë madje edhe zhytjeve në ujë deri në 3 metra. Një specifikë tjetër e këtij modeli është edhe video inçizimi me kualitet të lartë high-definition

 Tiparet e tjera të Panasonic Lumix DMC-FT1 janë edhe zoomi optik 4.6X, njohja dhe fokusimi i fytyrës (face recognition focusing), stabilizimi optik i fotografisë, fokusimi automatik dhe video inçizimi high-definition. Inçizimi mbështet nga formati Motion JPEG dhe ka rezoluciom 720p.

Modeli Lumix DMC-FT1 do të jetë i mundshëm në disa ngjyra (të kaltër, të gjalbër, të portokalltë dhe të argjendtë), ndërsa çmimi i tij do të jetë 699 dollarë.
.

Lajmet e fundit>