Harduer

Panasonic paraqet aparatin e ri Lumix DMC-FZ48

Jul 21 2011
0 Shpërndarje
Panasonic paraqet aparatin e ri Lumix DMC-FZ48

Thjerrèzat  e kualitetit të lartë prej 25mm LEICA DC VARIO-ELMARIT me 24x Optical Zoom si dhe veçoritë e reja Black Box Nano Surface të teknologjisë së Panasonic minimizojnë reflektimin e dritës, që shkakton xixëllima dhe hije. Zmadhuesi optik i fuqishëm 24x (35mm ekuivalent me:25-600mm) mund ta rrisë fuqinë e tij deri në 32x ekuivalente me funksionin Intelligent Zoom, duke përfituar kështu përparësitë e teknologjisë Intelligent Resolution dhe duke mirëmbajtur kualitetin e fotografisë edhe kur përdorni zoom digjital.

E fuqizuar nga një sensor Hi-Speed CCD prej 12.1-megapikselë, ky aparat mbështet procesimin me shpejtësi të lartë dhe me kapacitet të madh të sinjalit që kërkohet gjatë xhirimit të videove 1920 x 1080 full-HD në AVCHD dhe fotografim të shpejtë e të vazhdueshëm. 

Procesimi i avancuar i imazhit LSI, Venus Engine FHD, siguron kualitet të lartë të fotografisë si në fotografim edhe në video xhirim. Ajo gjithashtu shfrytëzon edhe teknologjinë Intelligent Resolution për të pasur procesim optimal të sinjalit në një pjesë të fotografisë për t’i dhënë tërë fotografisë një qartësi të shkëlqyer dhe të detajuar. Sonic Speed AF dhe koha e shpejtë e startimit i japin FZ48 një reagim super të shpejtë që ju mundëson të fotografoni edhe gjërat në lëvizje. Saktësia dhe shpejtësia e AF Tracking janë përmirësuar në mënyrë drastike.

Për më shumë liri artistike, kontrolli manual është i mundshëm si në fotografim edhe në opsionin për xhirim filmash. 

iA (Intelligent Auto) i LUMIX e ndihmon përdoruesin në çdo situatë fotografimi për të marrë rezultatin më të mirë dhe në mënyrën më të lehtë. E kombinuar me kthjelltësinë e shkëlqyer të lenteve, POWER O.I.S. (Optical Image Stabilizer) dhe opsionin Motion Deblur*, DMC-FZ48 mënjanon çdo formë të mjegullës – pa marrë parasysh nëse shkaktohet nga dridhja e dorës apo lëvizja e objektit.

POWER O.I.S., Face Recognition, Face Detection, AF Tracking, Intelligent ISO Control, Intelligent Scene Selector dhe Intelligent D-range Control funksionojnë njëkohësisht vetëm duke shtypur opsionin iA për të bërë foto të bukura me një lehtësi të paparë. 

Përveç kësaj, imazhi 3D realist i prodhuar nga DMC-FZ48 me opsionin 3D Photo mund të shijohet në VIERA 3D HDTV apo në ndonjë pajisje MPO kompatibile me përmbajtjen 3D.

Videot mund të xhirohen në formatin MP4, në mënyrë që t’i shihni ato menjëherë në kompjuterin tuaj apo në ndonjë pajisje tjetër elektronike pa pasur nevojë t’i konvertoni. 

Ekrani 3.0 inç Intelligent LCD tani ka 460,000-pika rezolucioni të lartë për të siguruar pamje të mirë të detajeve gjatë xhirimit dhe shikimit. 

Që nga ngjarjet e bukura shkollore e deri te fotografitë familjare, DMC-FZ48 përkrah fuqishëm fotografimin dhe xhirimin e kujtimeve të paharruara me kualitet tepër të lartë falë optikës së tij superiore dhe performancës digjitale. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>