Harduer

Panasonic paraqet e-lexues me Android

Jul 22 2011
0 Shpërndarje
Panasonic paraqet e-lexues me Android

Modeli i ri Raboo UT-PB1 (… ky emërtim po i përshtatet shumë një roboti në Start Wars), veçohet me një ekran 7 inç që sjellë rezolucion 1024 x 600 pikesla, ka 8GB memorie të integruar (prej së cilës vetëm 4.5GB mund të shfrytëzohet për magazinim) dhe ka procesor me dy bërthama (… për libra elektronikë?).

Përveç kësaj lexuesi ka një microSD port, kamerë 1.3 megapikselëshe, Bluetooth dhe WiFi 802.11 b/g/n. Edhe pse bazohet në Android dhe ka një ndërfaqe të veçantë prej Panasonic, lëshimi i aplikacioneve në të duket të jetë mision i pamundur. 

Çmimi pritet të sillet rreth 440 dollarë, kështu që më mirë i keni punët të zgjidhni një Amazon Kindle sesa të kërkoni një pseudo-tablet që shërben vetëm për lexim të librave. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>