Harduer

Panasonic paraqet projektorin e parë Full HD 3D

Jul 29 2011
0 Shpërndarje
Panasonic paraqet projektorin e parë Full HD 3D

Panasonic ka bërë të ditur se kjo është njësia e parë FULL HD e kompanisë që është në gjendje të transmetojë përmbajtje 3D. PT-AE700U është gjithashtu projektori i parë 3D në botë me panele transparente LCD 480 Hz, dhe njësia veçohet me një motor të ri optik që ofron raport kontrasti prej 300,000:1. Së bashku me moduse 2D në 3D që përpunojnë përmbajtjet 2D në stil 3D, dhe atë me 5 efekte të ndryshme 3D.

PT-AE700U përdorë të njëjtën teknologji vazhduese për 3D imazhe të dizajnuara për të reduktuar 3D Crostalk dhe për të ofruar 3D përmbajtje më të rrjedhshme. Kjo do të ndihmojë në përpunim më të shpejtë dhe në detaje më të mëdha. Projektori ka gjithashtu edhe ndërrues automatik mes përmbajtje 2.35 me 1 dhe 16 me 9. PT-AE700U ka tre porte HDMI, 2x zoom, përshtatje për shikim vertikal dhe horizontal, etj.

Ai është i paraparë për konsumatorët me xhepa të thellë dhe pritet që të paraqitet në treg gjatë muajit shtator me një çmim prej 3,499 dollarë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>