Biznes

Panasonic parashikon humbje prej 4.3 miliardë dollarësh

Feb 5 2009
0 Shpërndarje
Panasonic parashikon humbje prej 4.3 miliardë dollarësh

altGjiganti i elektronikës, kompania japoneze Panasonic për herë pas shumë kohësh ka paraqitur humbje vjetore. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së ekonomisë botërore, kompania ka paralajmëruar edhe shkurtimin e vendeve të punës. Deri në mars të vitit 2010, Panasonic planifikon të mbyllë 15 mijë vende pune dhe të pakësojë numrin e fabrikave në Japoni. Kompania japoneze, po ashtu paralajmëroi humbjen e parë vjetore pas gjashtë vitesh, humbje këto që pritet të arrijnë shifrat prej 4.3 miliardë dollarësh.

Shitjet patën një rënie dramatike në çerekun e fundit të vitit 2008, duke shënuar kështu rënie nga viti në vit për 20 përqind. Panasonic do të mbyllë 27 fabrika në mbarë botën, duke përfshirë këtu edhe 13 fabrika në Japoni, ndërsa deri më 2008 numëronte kompania numëronte 307 444 persona të punësuar. 
 

Lajmet e fundit>