Harduer

Panasonic prezanton kamerën 16-megapixel Lumix G6 me NFC dhe Wi-Fi

Apr 25 2013
0 Shpërndarje
Panasonic prezanton kamerën 16-megapixel Lumix G6 me NFC dhe Wi-Fi

Panasonic ka prezantuar kamerën Lumix G6, e cila mund të thuhet se ka karakteristika mjaft konkurruese për pozicionin e saj mesatar në diapazonin e kamerave të kompanisë.

Kamera është16-megapixel, 7fps në “burst mode”, ka sensitivitet mjaft të lartë ISO 25,600. Njësoj si kamerat e tjera të linjës Lumix GF6, ajo ka Wi-Fi si dhe NFC për sinkronizimin e pajisjeve.

Mjaftojnë vetëm 0.5 sekonda për t’u hapur, ekrani është 3 inç 1,036K-dot me prekje dhe mund të rrotullohet deri në 270 gradë.

Me siguri që do të jetë një pajisje që i gëzon adhuruesit e videove duke qenë se ka një sensor të ngjashëm me atë të modeleve të njohura GH2 / GH3 models, së bashku me regjistrimin e videove 1080/60p, AVCHD ose MP4, stereo audio, live autofocus si dhe Touch AF që u mundëson përdoruesve të regjistrojnë video duke përdorur opsionet profesionale të fokusimit.

Deri tani nuk është dhënë ndonjë detaj mbi çmimin, por pritet që kamera të kushtojë ndjeshëm nën 1500 $ (sa kushton Lumix GH-3), diçka që mund ta bëjë atë edhe më tërheqëse në sytë e konsumatorit. (PCWorld Albanian)

panasonic

Tags >

Panasonic
Lajmet e fundit>