Harduer

Panasonic PT-AR100U HD, kontrast në raport 50,000:1

Sep 6 2011
0 Shpërndarje
Panasonic PT-AR100U HD, kontrast në raport 50,000:1

Ky projektor i ri ofron një miks të specifikave dhe veçorive që synojnë të plotësojnë nevojat e argëtimit në shtëpi, duke mbështetur kërkesat për kinema-shtëpiake në kualitet të lartë, ngjarjes sportive me pamje të mprehta si dhe argëtim në madhësi maksimale në tandem me konzolat e argëtimit. Panasonic madje synon që PT-AR100U të jetë më unik sesa një projektor i zakonshëm duke ofruar një veçori Light Harmonizer që ndjen ndriçimin e ambientit dhe ngjyrën dhe përshtatet në mënyrë automatike me bardhësinë e projektorit, ngjyrat dhe mprehtësinë e pamejve. 

“Pamjet e pastrat dhe bardhësi mahnitëse e fotografisë e bëjnë PT-AR100U një produkt perfekt për shikim të ngjarjeve sportive, filamve dhe luajtjen e video-lojërave në shtëpi” tha menaxheri i produkteve të Panasonic, Scott Wllington në një deklaratë për media.

PT-AR100U ka një rezolucion prej 1080p FullHD, 2,800 lumens bardhësi dhe një raport kontrasti 50,000:1. Ka dy porte HDMI, një RCA, porte hyrëse VGA, 2x zoom dhe sjell në skenë një imazh në madhësi 120 inç në një distancë prej 3.5 metër deri në 7 metër. E gjithashtu ofrohet edhe 68% përshtatje vertikale për instalime në tavan. 

Projektori veçohet edhe me teknologjitë Panasonic Dynamic Iris Pro dhe Pure Color FIlter Pro që mundësojnë saktësi më të madhe të pamjeve. Projektori pritet të shitet në treg për një çmim prej 1,999 dollarë duke filluar nga muaji tetor i këtij viti. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>