Lajmet

Panasonic shton videot high definition në aparatët Micro 4/3 Lumix

Mar 6 2009
0 Shpërndarje
Panasonic shton videot high definition në aparatët Micro 4/3 Lumix

altVitin e kaluar kompania Panasonic pati lançuar aparatin dixhital Lumix G1 që ishte modeli i parë i sistemit të avancuar Micro 4/3.

I vetmi problem i modelit G1 ishte se aparati nuk kishte mundësi incizimi. Por ja që tani edhe ky problem është zgjidhur ngase Panasonic do të lançojë modelin Lumix GH1.

Ky model po ashtu është një sistem Micro 4/3, por me mundësi incizimi të videove 1080p në high definicion video me 24 imazhe për sekondë.

Panasonic Lumix GH1 ka kamerë me 12 megapixel dhe sensor Live MOS i cili lejon incizimin e videove high definicion në formatin AVCHD.

Ndërkohë në konferencën PMA në Las Vegas ku edhe u paralajmërua modeli i ri i Panasonic, detajet që nuk u bënë të ditura për aparatin janë data e lançimit dhe çmimi.

alt
 

Lajmet e fundit>