Harduer

Panasonic ToughPad, telefonët e dizajnuar për përdorim në kushte ekstreme

Jun 25 2014
0 Shpërndarje
Panasonic ToughPad, telefonët e dizajnuar për përdorim në kushte ekstreme

gsmarena_001 (5)Kompania Panasonic ka prezantuar dy pajisje inteligjente me një madhësi 5 inç, ku njëri prej tyre ka sistem operativ Android, ndërsa pajisja tjetër ka sistemin Windows 8.1.

Këto telefonë inteligjentë nuk janë të zakonshëm, pasi ato zotërojnë një trup, i cili është tërësisht i përbërë nga goma. Gjithashtu Këto pajisje janë dizajnuar që të “mbijetojnë” në kushte ekstreme, ku përfshihet rezistenca ndaj ujit, të ngrohtit, të ftohtit si dhe një rënie nga një lartësi prej 15 kilometrash.

Fortësia e këtyre pajisjeve tejkalon edhe fortësinë e telefonit MIL-STD-810G, i cili përdorej nga ushtria. Telefoni inteligjent, i cili përdor sistemin operativ Windows mban emrin Toughpad FZ-E1, ndërsa telefoni tjetër, i cili funksionon nëpërmjet Android mban emrin Toughpad FZ-X1. Këto telefonë inteligjentë janë në gjendje të punojnë në kushte ekstreme, për këtë arsye çmimi I tyre arrin një shume prej 2000 dollarësh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>