Harduer

Panasonic e Ubisoft bashkojnë forcat për të sjellë lojëra mahnitëse 3D

Sep 9 2010
0 Shpërndarje
Panasonic e Ubisoft bashkojnë forcat për të sjellë lojëra mahnitëse 3D

Gama e re e lojërave 3D të Ubisoft-it do të jetë demonstrimi i preferuar për televizorët inovativ 3D të Panasonic-ut. Me një-premierë-të-nivelit botëror në IFA, titulli i ardhshëm i Ubisoft-it në 3D, Shaun White Skateboarding do të ekspozohet në kabinën Panasonic në sallën 5,2 a / b. Vizitorët e zonës profesionale të Panasonic do të kenë mundësi të përjetojnë Ghost Recon Future Soldier  të Tom Clancy në formatin 3D.

Panasonic pritet të jetë TV i parapëlqyer i Ubisoft-it dhe palë shitëse e Audio Video-s Shtëpiake për Shaun White Skateboarding dhe për Ghost Recon Future Soldier të Tom Clancy-t. Marrëveshja pasqyron rolin e rëndësishëm që argëtimi 3D luan në strategjinë e përgjithshme të përmbajtjes 3D të Panasonic, që përfshin fushat e transmetimit, filmat, videot e vetë-prodhuara si dhe lojërat.

“Është nder të punosh me Panasonic. Aftësia e tyre drejtuese në krijimin e televizorëve plazma 3D me një kohë reagimi të shpejtë dhe cilësi të shkëlqyer të imazheve në lëvizje, ka çuar në një përvojë krejtësisht të re të lojërave 3D. Me këtë partneritet, Ubisoft dhe Panasonic mund të ofrojnë një ndërveprim të mahnitshëm direkt në dhomën e ndenjjes.

Fuqia e Ubisoft-it dhe puna e përbashkët e skuadrave R & D te Panasonic do të sjellin video-lojëra të dezajnuara fund e krye në mënyrë të detajuar për përvojën më të fundit të lojrave në  televizor”, u shpreh Geoffroy Sardin, shefi i marketingut dhe i shitjeve EMEA në Ubisoft.

Fabien Roth, Administratori i Përgjithshëm për TV në Panasonic Marketing për Evropën, komenton: “Panasonic ndjek një strategji të përmbajtjes 3D që mbështetet në katër shtylla: transmetim të drejtpërdrejtë, filma, përmbajtje të gjeneruara për përdoruesit dhe lojëra. Për sa i përket lojërave, Ubisoft dhe Panasonic kanë bashkërenduar forcat për t’i ofruar përdoruesit përvojën më të fundit  të lojërave 3D. Panasonic është gjithmonë në një hap me kohën në fushën e teknologjisë dhe sjell nivele të reja realizmi në përvojën e argëtimit në kushtet e shtëpisë. Së bashku, Panasonic dhe Ubisoft janë të vendosur që t’i sjellin lojërat ne 3D në një nivel krejtësisht të ri të argëtimit. “

Lajmet e fundit>