Vëzhgim

Panasonic krijon qendër inovative 3D në Evropë

Sep 9 2010
0 Shpërndarje
Panasonic krijon qendër inovative 3D në Evropë

Pas lançimit të Qendrës së parë  të Inovacionit 3D të hapur në Japoni në korrik 2010, Panasonic tashmë po ngre qendra rajonale si në Evropë duke nisur nga 1 tetori i këtij viti, ashtu edhe Amerikën e Veriut në të ardhmen e afërt për të mbështetur partneritetet 3D, kërkesën e konsumatorit dhe inovacionin në këto rajone. 

Harduer që  kanë të bëjnë me 3D pritet të pësojnë një rritje të përmasave të jashtëzakonshme dhe të përhapen me shpejtësi. Plan-biznesi i Panasonic-ut është të kapë një nivel rritjeje prej më shumë se 500% deri në vitin 2012 përmes bizneseve të veta që përfshijnë aparatet për përdorim shtëpiak, zgjedhjet për përmbajtjen dhe ekranet e mëdha. Për ta mbështetur këtë rritje, Evropa dhe Amerika e Veriut do të bashkërendojnë punën e tyre me zyrat qendrore të Qendrës Inovative 3D të bazuar në Osaka, Japoni. 

Z. Abadie, Kryetar dhe Krye shef ekzekutiv (CEO) i Panasonic-ut për Evropën komenton,  “Deri tani, 2010 ka qenë një vit emocionues për industrinë 3D dhe në veçanti për Panasonic. Partneriteti ynë me organizata të tilla si Fédération Française de Tennis (Federata Francese e Tenisit) për French Open, dhe lançimi i 3D-ve të para në nivel Botëror- siç janë video kamerat tona profesionale e ato të konsumit apo edhe lentet e ndër-këmbyeshme 3D, kanë nxjerrë në pah vendosmërinë tonë për të mbështetur kërkesat e konsumatorëve dhe kontributin tonë në zgjerimin e sektorit 3D në tërësinë e saj. Në mënyrë që të krijojnë dhe të maksimizojnë mundësitë e biznesit 3D, qendrat tona të Inovacionit 3D do të koordinojnë të gjitha fazat e biznesit 3D nga që nga krijimi  i përmbajtjes e deri tek zgjidhjet për pajisjet, nën supervizionin e një ekipi global, duke krijuar modele të reja biznesi dhe duke forcuar zgjidhjet e përgjithshme për të plotësuar kësisoj nevojat e konsumatorëve në perspektivë. ” 

Qendra e Inovacionit 3D të Panasonic-ut do të shfrytëzojë të gjitha avantazhet e pikave të forta të përbashkëta të Grupit Panasonic për të nxitur zhvillimin e shërbimeve dhe teknologjive të saj të asociuara me 3D si dhe do të fokusohet në fushat e mëposhtme kryesore:
 
1. Koordinimi

Bashkërendimi i Punës me Qendrat e tjera rajonale të Inovacionit 3D brenda sektoreve të ndryshme të biznesit: pajisje shtëpiake, ekrane të mëdha profesionale për B2B e zgjidhje per përmbajtjen (duke përfshirë këtu edhe Laboratorin  Hollivudian të Panasonic), si dhe krijimin e një platforme për t’i bërë “share” përmbajtjes, ideve dhe praktikave më të mira në fushën e 3D në mënyrë që të sigurohen zgjidhjet më të mira për konsumatorët. 

2. Inovacioni
Inovacion si në software ashtu dhe ne harduer e në sisteme si dhe eksplorimi i mundësive të reja të biznesit në tregjet në zhvillim.

Qendra do të veprojë në bashkëpunim të ngushtë me R & D dhe departamentet e biznesit (duke përfshirë Corporate R&D Group, AVC Networks Company, Panasonic System Networks Co., Ltd., dhe Panasonic Visuals, Inc.) që e kanë çuar sektorin në fjalë në zhvillimin e aparateve dhe përmbajtjes Full HD 3D  (Tërësisht HD 3D ).

Lajmet e fundit>