Harduer

Panasonic paraqet Viera HDTV të ri

Dec 17 2010
0 Shpërndarje
Panasonic paraqet Viera HDTV të ri

Modeli i ri quhet Viera TH-L42G3, përmban një panel FULL HD LCD me madhësi prej 42 inç e në anën tjetër përmban një veçori unike, përkatësisht lexues të integruar për kartela të memories SD, SDHC dhe SDXC.

SD lexuesi gjithashtu mund të përdoret për lexim të përmbajtjeve HD nga TV, dhe sipas Panaosnic një kartelë 64GB SDXC mund të incizojë për rreth 5 orë video Full HD nga transmetimet në TV.  Përveç kësaj TV i ri do të ketë mundësi edhe të lidhet me një hard disk të jashtëm duke mundësuar transmetim të përmbajtjes dhe incizim të saj drejtpërsëdrejti në TV.

TV i ri do të ofrohet në tregun e Japonisë gjatë muajit shkurt për një çmim prej 1,800 dollarë, ndërsa sa i përket paraqitjes së tij në tregun e Evropës dhe Amerikës asnjë detaj nuk është bërë i ditur. Kosova e Shqipëria përmes partnerëve lokal sigurisht që do të kenë rastin të pajisen gjithashtu me ketë model të ri, por kurdo që do të afrohet ky moment PCWorld Albanian do t’ju njoftojë me kohë.
Panasonic paraqet Viera HDTV të ri. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>