Harduer

Panasonic parqet kamerë kompakte me aftësi për incizim HD

Jan 17 2011
0 Shpërndarje
Panasonic parqet kamerë kompakte me aftësi për incizim HD

HDC-TM25 është një kamerë e vogël kompakte me një peshë prej vetëm 169 g dhe është e pajisur me 8GB flash memorie të integruar në të cilën mund të incizojë video në kualitet të plotë HD, ose më mirë thënë FULL HD në rezolucion 1920 x 1080i.

Kamera e lehtë e xhepit është gjithashtu e pajisur me një zoom optik 16.8x, me një LCD 2.7 inç, me dy mikrofonë, me një portë për kartela të memories SD/SDHC/SDXC, një konektor mini USB 2.0 dhe një HDMI port.

Panasonic HDC-TM25 do të paraqitet në treg gjatë shkurtit të këtij viti dhe do të ofrohet në dy lloje të ndryshme të ngjyrave. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>