Harduer

Panasonic rifreskon serinë e saj Toughbook

Sep 6 2010
0 Shpërndarje
Panasonic rifreskon serinë e saj Toughbook

Një 2.8 GHz Core i7 640M gjithashtu pritet të jetë në ofertë, si dhe gjithashtu opsioni për të rritur RAM-in nga 4GB në 8GB. Të gjitha modelet tani ofrojnë performancë më të mirë të baterisë, në deri 14.5 orë të premtuara pune dhe ofrohen me sistemin operativ Windows 7 Professional.

Konfigurimet bazë për të gjitha modelet e rifreskuara përfshijnë një HDD 500 GB, megjithëse një opsion për ndërtim-dhe-porosi i lejon përdoruesit të kalojnë në 640GB, apo të përdorin si zgjidhje alternative një SSD 256 GB. WiMAX dhe 802.11n Wi-Fi ofrohet në të gjitha modelet në mënyrë që t’ju mundësojë qasje të lehtë online, kurse në anën tjetër pesha e lehtë në këta laptop meriton gjithashtu nota pozitive.

N9 dhe S9 kanë ekrane 12.1 inç LCD dhe peshojnë 1.31 kilogram, gjegjësisht 1.33 kilogram. 14.1 inçëshi F9 në anën tjetër peshon 1.58 kilogram.

Toughbook-ët e rinj ofrohen me ngjyra të kuqe, zezë apo zezë dhe bardhë, megjithëse çmimi dhe data e paraqitjes në treg nuk është bërë e ditur. Shumica e modeleve nga kjo kompani paraqiten shumë shpejt në SHBA.

Lajmet e fundit>