Lajmet

Pandora konkurron Spotify dhe Apple Music me abonimin Pandora Premium

Mar 13 2017
0 Shpërndarje
Pandora prezantoi një abonim të ri ditën e sotme, Pandora Premium, duke shtuar më tej konkurrencën me rivalët e kësaj industrie Spotify, Google Play Music dhe Apple Music. Pandora konkurron Spotify dhe Apple Music me abonimin Pandora Premium Photo Source: Pandora

Por ashtu si rivalët, abonimi premium i Pandora kushton 10 dollar në muaj dhe përmban mijëa tituj muzikorë dhe funksionon në të njëjtën mënyrë si shërbimet e tjera.

Mund të kërkoni për një album ose artist dhe të klikoni butonin e luajtjes. Vjen me një modalitet offline për dëgjimin e muzikës, listave madje edhe në aplikacionin mobil.

Sa i përket asaj çfarë Pandora ka bërë është integrimi i algoritmave të shërbimit të radios. Mjafton të shtoni një ose dy këngë në një listë dhe algoritmi automatikisht do të plotësojë listën me tituj të ngjashëm.

Po kjo teknologji do të përdoret edhe në filtrat e kërkimit. Ajo që me të vërtetë diferencon Pandoran nga rivalët është dizajni. Pandora Premium funksionon njëlloj si Rdio, shërbimin që bleu në 2015-ën.

Aktualisht abonimi është i disponueshëm përmes ftesave. Anëtarët e Pandora Plus do të përfitojnë qasje falas për gjashtë muajt në vijim. Shërbimi ofrohet në Android dhe iOS dhe do të pasohet nga aplikacioni në ueb. /PCWorld Albanian

Tags >

Pandora
Lajmet e fundit>