Softuer

Paralajmërohet Fable III

Aug 20 2009
0 Shpërndarje
Paralajmërohet Fable III

Një ekskluzivitet vetëm për platformën e Microsoft, titulli në fjalë është vazhdim i setit, diku 50 vite pas ngjarjes në Fable II. Kësaj radhe, zhvilluesi Lionhead është vendosur që të gjerojë elementet e luajtjes duke i ofruar lojtarit mundësi të ndryshme për të kaluar përmes lojës dhe gjithashtu duke sjellë edhe pasoja për vendimet që i merr lojtari, duke tentuar kështu të thyej rrugën tradicionale për formulën RPG.

Si fëmijë që përcjellë hapat e familjes së paraqitur tek protagonisti kryesor në Fable II, lojtarët do të duhej të jenë në gjendje të zgjedhin të ardhmen e tyre prej një “heroi, rebeli ose diçka në mes”. Lojtarët që kërkojnë drejtësi mund të fitojnë vlera të moralit dhe të rrisin karakterin duke luftuar e gjithashtu mund të bëhen edhe mbret të Albionit. Ata që zgjedhin rrugët e këqija mund të drejtojnë Albionin drejtë shkatërrimit
Dihet se ka pasur një vonesë mjaft të madhe mes titullit origjinal Fable dhe pjesës së dytë vazhduese Fable II, kështu që është çudi që kaq shpejtë të dëgjohet se do të kemi një pjesë të tretë gjatë vitit të ardhshëm.

Lajmet e fundit>