Harduer

Paraqiten detajet e plota mbi Sony Reader PRS-300 dhe PRS-600

Aug 3 2009
0 Shpërndarje
Paraqiten detajet e plota mbi Sony Reader PRS-300 dhe PRS-600

Natyrisht asgjë nuk ka mundur të largohet shumë shpejt, dhe detajet e plota si dhe çmimet për ta u shpërndanë shumë shpejtë në internet.

Në bazë të detajeve, Sony PRS300-RC (Reader Pocket Edition) me madhësi të ekranit 5 inç (800×600 piksela) do të dërgohet në treg me 512 MB memorie të integruar, përkrahje për PC dhe Mac, bateri që mjafton për lexim të 7.500 faqeve dhe lidhje për USB 2.0.

Modeli 6 inçësh PRS600-SC (Reader Touch Edition) me rezolucion 800 x 600 piksela, është i hollë 0.4 inç dhe përmban një tastierë virtuale, 512 MB kapacitet memorik, fjalor të integruar elektronik, përkrahje për PC dhe Mac si dhe baterinë e njejtë sikurse modeli i cekur më lartë. Çmimet për këtë dyshe janë 199 dhe 299 dollarë.

Lajmet e fundit>