Harduer

Paraqiten detajet jozyrtare të HP Elitebook 2760P

Apr 1 2011
0 Shpërndarje
Paraqiten detajet jozyrtare të HP Elitebook 2760P

Që të dy këto modele do të jenë të bazuara në arkitekturën Intel Sandy Brdige dhe do të ofrojnë disa opsione të ndryshme të procesorëve, duke përfshirë një Core i5 me shpejtësi 1.4Ghz dhe Core i7 me 1.6Ghz apo 2.7GHz. Përveç kësaj njësitë në fjalë do të ofrojnë edhe një ekran 12.1 inç me ndriçim LED dhe rezolucion 1366 x 768 (ka mundësi edhe deri në 1440 x 900), me mundësi deri në 16GB RAM, njësi Blu-ray, USB 3.0, DisplayPort, WiFi 801.11 b/g/n, eSATA, Intel GMA 3000 HD dhe sistem operativ Windows 7 në 32 bit apo 64 bit.

Dallimi kryesor në mes të këtyre dy njësive është se 2560 do të vazhdojë të ketë një dizajn tradicional, kurse 2760P që po shihet në fotografi do të jetë një tablet PC i konvertueshëm që do të sjellë përkrahje për multi-touch. Sa i përket çmimit apo datës së paraqitjes në treg ende asgjë nuk është bërë e ditur, por nuk do të shkojë kohë e gjatë dhe HP do të paraqitet edhe me të dhënat zyrtare. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>