Harduer

Paraqiten detajet rreth tablet PC-ve të Dell

Apr 22 2010
0 Shpërndarje
Paraqiten detajet rreth tablet PC-ve të Dell

Engadget ka zbuluar atë çfarë thuhet të jenë dokumente që detajojnë informacione rreth 5 inçëshit multitouch të tabletit Dell Streak (i njohur edhe si Dell Mini 5) dhe tabeltit 7 inçësh të Dell, i njohur si Looking Glass.

Sipas informatave të paraqitur ka gjasa që pajisja Streak të paraqitet gjatë verës ndoshta edhe gjastë shtatorit, gjersa Looking Glass do të paraqitet gjatë muajit nëntor,. 

Sipas Engadget, përcjellësi i Dell Streak, Looking Glass do të jetë një pajisje që do të punojë në Android 2.1 dhe do të ketë një ekran 7 inç WVGA me rezolucion 800 x 480 piksela, 4 GB RAM, 3G, 802.11 b/g/n Wi-Fi dhe Bluetooth 3.0, kamerë 1.3 megapikselëshe, TV Tuner opsionale, port për kartela SD, SDHC apo MMC, etj.

Sipas dokumenteve të Engadget, Looking Glass do të ketë fuqi nga sistemi mobil në një procesor Tegra 2 nga Nvidia, që është dizajnuar në rend të parë për tabletë. Tegra 2 përdor procesorë dual-core ARM Cortex A9.

Në anën tjetër, gjithnjë sipas Engadget, Dell Streak/Mini 5 do të jetë një pajisje me ekran 5 inç WVGA, do të ketë procesor 1 GHz Snapdragon nga Qualcoom, kamerë 5 megapikselëshe, port për kartela microSD, Bluetooth 2.1, WiFi, 3G, etj. Streak gjithashtu do të punojë në Android.

Lajmet e fundit>