Softuer

Paraqiten disa detaje të reja rreth WP7 “Mango”

May 16 2011
0 Shpërndarje
Paraqiten disa detaje të reja rreth WP7 “Mango”

Me emrin e koduar “Mango”, iterimi më i fundit i sistemit operativ të kompanisë me bazë në Cupertino, pritet që të paraqitet në treg më vonë gjatë këtij viti dhe në mes tjerash do të sjellë një numër të madh të veglave të produktivitetit.

Për shembull, Mango do t’iu ofrojë mundësi përdoruesve që me lehtësi të ruajnë dhe shkëmbejnë dokumente përmes Office 365 me bazë në loud dhe Windows LiveSKy Drive.

Veçori tjera të dukshme do të përfshijnë integrimin e përmirësuar me Twitter, Facebook, AOL, chat, e-mail dosje të avancuara, shikim të bisedave në e-mail, Lync Mobile App, mbështetje për fjalëkalim, etj. Në anën tjetër Payl Bryan një zyrtar i Microsoft ka konfirmuar se Windows Phone Marketplace do të numërojë më shumë se 16,000 aplikacione gjatë kësaj jave.

“Me më shumë veçori për zhvillues në Mango- si përkrahje për HTML5 dhe shpërndarje të aplikacioneve – ne presim një numër edhe më të madh dhe bashkësi më të gjerë të aplikacioneve për Windows Phone gjatë së ardhmes” shtoi ai. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>