Harduer

Paraqiten specifikat e para rreth Samsung Galaxy S Pro

Jun 21 2010
0 Shpërndarje
Paraqiten specifikat e para rreth Samsung Galaxy S Pro

Sipas AndroidCentral, celulari është ende në fazën testuese kështu që këto specifika mund të ndryshojnë. Bazuar në raportin e tyre, celulari me tastierë rrëshqitëse QWERTY pritet të jetë një gjysmë inç më i shkurtë se Sprint Evo 4G, por do të jetë paksa më i trash.

Specifika tjera interesante përfshijnë taste të buta, trup të punuar nga plastika, 1 GHz Samsung/Intrinsity ARM Cortex-A8, ekran Super AMOLED që sjellë rezolucion prej 800 x 480 piksela, etj.

Ai do të ketë një ekran më të vogël se 4.3 inçëshi i Evo 4G, por do të jetë më i madh se 3.7 inçëshi i Nexus One. Gjithashtu do të ketë 512 MB RAM dhe 8.2 GB flash memorie, por përveç kësaj elementet tjera të ruajtjes së të dhënave nuk dihen.

Lista e specifikave vazhdon me WiFi, kamerë me 5 megapiksel që ofron aftësi për incizim 720p, kamerë të përparme VGA, port për SIM kartelë të dytë, WiMAX radio, etj.

Sipas të gjitha gjasave Galaxy S Pro pritet të punojë në platformën Android 2.1, dhe gjithashtu do të jetë i pari që do të bazohet me ndërfaqen e përditësiuar TouchWIz 3.0.

Mos të harrojmë të cekim se këto janë detajet e parë, kështu që data e paraqitjes dhe çmimi mbesin ende të panjohura.

Lajmet e fundit>