Harduer

Paraqiten specifikat rreth Google Netbook

Dec 28 2009
0 Shpërndarje
Paraqiten specifikat rreth Google Netbook

Edhe pse thashethemet janë duke vazhduar rreth Google për të cilën thuhet se është goditur me disa prodhues të harduerit për të krijuar netbook-un e saj, blogerët teknologjik veçse kanë filluar me spekulimin rreth specifikave të netbook-ut në fjalë.

Google Netbook, raportohet se do të punojë në sistemin operativ Chrome OS (kuptohet.) dhe do të përmbajë një çipset nga linja Tegra e Nvidia-së dhe do të fuqizohet nga një CPU ARM (për të cilën thuhet se ka performancë më të mirë sesa Intel Atom dhe konsumon më pak energji).

Gjithashtu ka thashetheme se netbook-u do të ketë një ekran 10.1 inç TFT HD-Ready të ndjeshëm në prekje, dhe do të arrijë me një SSD 64 GB (jo HDD), 2GB RAM dhe me gjëra tjera shtesë si Wi-Fi, 3G, Bluetooth, port për Ethernet, porte USB, port 3.5 mm për zërim, lexues të kartelave të ndryshme, etj.

Netbook-u, i cili pritet të lansohet në mes të sezonit të pushimeve në vitin 2010, raportohet se do të arrijë i pajisur me aplikacione të parainstaluara si Google Maps, Google Docs, Google Calendar dhe Google Search by Voice.

Lajmet e fundit>