Harduer

Paraqiten detaje rreth Lumix GH2

Aug 6 2010
0 Shpërndarje
Paraqiten detaje rreth Lumix GH2

Sipas kësaj faqeje, Panasonic Lumix GH2 do të veçohet me një sensor 14 megapikselësh (1.400 LiveMos), dhe do të jetë në gjendje të incizojë video full HD në rezolucion 1080p në format AVCHD.

Specifika tjera të paraqitura nga New Launches bëjnë të ditur se Lumix GH2 do të përfshijë dalje HDMI dhe Bluetooth 3.0, dhe përveç kësaj do të ofrohet së bashku me dy thjerrëza 13-140 mm F4.05-5.6 dhe 12-75 mm F2.5-3.3 HD OIS.

Sipas të gjitha gjasave, edhe pse asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht Lumix GH2 do të ofrohet në dy lloje ngjyrash, grafiti dhe titanium, por kjo mbetet të shihet kur të publikohen detajet zyrtare nga ana e Panasonic.

Lajmet e fundit>