Softuer

Detajet e para rreth Windows 8

Jun 28 2010
0 Shpërndarje
Detajet e para rreth Windows 8

Disa ueb faqe adhuruese të Windows veçse kanë postuar dokumente të rrejdhura, për të cilat thuhet se janë nga burime të brendshme nga Microsoft, dhe të cilat ofrojnë pamje të asaj se çfarë ka Redmond në kokë.

Letra top sekrete ka origjinën nga nga një ueb faqe italiane e quajtur “Windowsette”, e më pas e njëjta letër ka kaluar edhe tek ueb faqet në gjuhë angleze duke përfshirë Microsoft Kitchen dhe Microsoft Journal, të cilat kanë prerë dhe ndarë sllajdet në PowerPoint për konsumim publik.

Dokumentet, për të cilat thuhet se janë të brendshme, dhe që janë ose reale ose mashtrime mbresëlënëse, ofrojnë një imazh të madh të planit të Microsoft për Windows 8. Kohë më të shpejtë startuese, përkrahje për standardet e reja USB 3.0 e Bluetooth 3.0, implementimi i teknologjive më të fundit siç është njohja e fytyrës, përkrahja për ekrane 3D dhe HDTV, e shumëçka tjetër. Madje thuhet se ka gjasa që do të lehtësohet edhe vetë-diagnostifikimi në mënyrë që përdoruesit ta kenë më të lehtë në rregullimin e problemeve me këtë sistem operativ.

Dokumentet kanë mangu detajet por kanë pamje të qartë në vizionin. Nisur nga një perspektivë teknologjike, planet e Microsoft për njohje të fytyrës duken shumë tërheqëse. Nisur nga fakti se pothuajse çdo laptop tanimë ka ueb kamerë, pastaj celularët e pajisur me kamera frontale si iPhone 4 e HTC EVO 4G, është më se logjike të gjetet një Microsoft që implementon mënyra për përdorimin e këtij lloji të harduerit.

Windows 8 gjithashtu pritet edhe t’i adresohet një çështjeje të dhimbshme të Windows, përkatësisht kohës startuese.

Në përgjithësi caqet e Microsoft për Windows 8 duken ambizioce dhe mbresëlënëse. Vetëm mbetet të shihet nëse këto veçori do të gjejnë vend në versionin final të sistemit operativ, kur do të jetë gati për treg.

Lajmet e fundit>