Harduer

Paraqiten fotografitë e para të tabletëve të HP/Palm

Jan 18 2011
0 Shpërndarje
Paraqiten fotografitë e para të tabletëve të HP/Palm

Engadget ka arritur të paraqes edhe imazhet e para të HP Palm “Topaz” WebOS i cili është një prej dy tabletëve që momentalisht po zhvillohen atje. Po pra nuk është fjala për një po për dy tablet. Sipas informatave i pari quhet Topaz dhe ka madhësi 9 inç, kurse i dyti ka një emër të koduar Opal dhe ka madhësi 7 inç.

Në bazë të imazheve të përpunuara në formë kompjuterike shihet se tableti ka një kamerë për video-konferenca, micro-USB port në pjesën e poshtme të tij dhe diçka tjetër që duket të jetë sikurse një sistem altoparlantësh që pritet të sjellë zërim më të mirë për përdoruesin.

Gjithashtu po ju flasim sërish në informata të pakonfirmuara, Topaz dhe Opal ka gjasa të jenë të pajisur me procesorë me shpejtësi punuese 1.2GHz. HP ka parashikuar të mbaj një event me 9 shkurt të këtij viti dhe disa prej përcjellësve të tregut të IT-së veçse kanë filluar të diskutojnë paraqitjen e mundshme të këtyre tabletëve gjatë kësaj ngjarjeje. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>